Legjislatura e re, reagon Çuçi: Kemi barrën të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë një reagim në nisje të Legjislaturës së re të Kuvendit.

Krahas falenderimit për votuesit që i dhanë atij mandatin e deputetit dhe Partisë Socialiste besimin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme, ai thotë se jemi në momentin kur duhet bërë kapërcimi i madh dhe hapja e një kapitulli të ri zhvillimi.

Më poshtë reagimi i plotë:

 

“Në nisje të Legjislaturës së re të Kuvendit dua të shpreh edhe njëherë mirënjohjen e madhe për votuesit, për besimin e madh që më dhanë mua për rizgjedhjen si përfaqësues i tyre në Parlament, por edhe të kolegëve të tjerë të Partisë Socialiste. Kemi marrë një mandat të tretë historik për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Kemi përgjegjësinë e madhe të çojmë përpara punët e nisura, të ringrihemi më të fortë se kurrë pas goditjes që na la tërmeti e pandemia dhe të hapim një kapitull të ri zhvillimi. Përveç kapërcimit të vetvetes dhe vetëkorrigjimit të vazhdueshëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, ne kemi gjithashtu barrën e madhe të jemi këtë mandat si asnjëherë më parë në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.

 

Përtej debatit normal për politikën e ditës, të mos harrojmë se kemi të parën Shqipërinë. Kjo nuk është një fjali patetike dhe as po e them për konformitet tradite meqë jemi në nisje të stinës së re politike. Kemi më shumë arsye të ndërtojmë ura bashkëpunimi në të mirë të vendit sesa mure si të politikës së vjetër të llogoreve që na ndajnë dhe na fusin në qorrsokakët që s’i duhen as dreqit. Jemi në momentin më të mirë për të besuar te Shqipëria e së ardhmes dhe për të bërë kapërcimin e madh për të cilin ka nevojë vendi dhe ne ua kemi borxh fëmijëve tanë, gjeneratave që do të vijnë. Suksese!”.

Të fundit

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajmet për politikën ju dëmtojnë zemrën

Lajmet e ditës në vendin tonë janë të mbushura me politikë. Çdo edicion lajmesh nis me një ose shumë politikanë që herë flasin qartë...

Lajme të tjera

Web TV