Talebanët nuk vendosin asnjë grua në qeveri: Nuk mund tu jepnim një barrë që nuk janë të afta ta mbajnë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prej javësh talebanët janë munduar të tregojnë një imazh të moderuar të tyrin, por deklarata e fundit e një zëdhënësi tregon se gjendja në fakt nuk ka ndryshuar shumë.

Në një intervistë për televizionin afgan, Tolo, zëdhënësi Sayed Zekrullah Hashimi, deklaroi se talibanët nuk vlerësojnë se gratë janë gjysma e shoqërisë dhe se emërimi në ministri për to do të ishte si t’u vendosësh diçka në qafë që s’mund ta mbajnë.

“Gra të Afganistanit janë ato që lindin afganë, që i edukojnë ata për etikën islame. Gruaja nuk mund të jetë ministre, është si t’i vendosësh diçka në qafë që s’mund ta bartë. Nuk është e nevojshme që gratë të jenë në kabinet. Ato duhet të lindin. Gratë protestuese s’mund t’i përfaqësojnë të gjitha gratë e Afganistanit”, tha zëdhënësi i talebanëve.

Videoja e publikuar në internet e shfaq bisedën mes zëdhënësit të talebanëve dhe një prezantuesi.

Talebanët janë munduar që ta distancojnë veten nga politikat e regjimit të vjetër, por ka raportime të shumta për rrahje të protestuesve dhe ndalimin e sportit për gratë.

Mediet shtetërore ruse kanë raportuar se talebanët janë duke e shqyrtuar mundësinë që inaugurimin zyrtar të qeverisë së re ta bëjnë pikërisht më 11 shtator në 20-vjetorin e sulmeve të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.

 


Të fundit

Talebanët nuk vendosin asnjë grua në qeveri: Nuk mund tu jepnim një barrë që nuk janë të afta ta mbajnë

Prej javësh talebanët janë munduar të tregojnë një imazh të moderuar të tyrin, por deklarata e fundit e një...

Seanca e parë e Legjislaturës së X të Kuvendit/ Gjiknuri: PS do të shtrijë dorën e bashkëpunimit me opozitën!

Deputeti dhe  njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri me një fotografi nga mbledhja e sotme e Kuvendit, ka falënderuar votuesit, për...

Nisja e Kuvendit/ Balla: Mirënjohje qytetarëve të Qarkut Elbasan për mbështetjen

Ka nisur sot legjislatura X e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin...

“Ky është fundi i Berishës si xhelat”, befason Frrok Çupi: Basha ka kërkuar masa sigurie për të mbrojtur jetën e tij

Analisti i njohur i Fjala.al, Frrok Çupi komenton zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, nga përjashtimi i Sali Berishës deri te e ardhmja e...

Orient Express, treni që udhëtonte mes komfortit dhe horrorit

Shumëkush e ka parë filmin “Romancë në trenin Orient Express”. Është një prodhim televiziv britanik i vitit 1985, në zhanrin e dramës dhe romancës,...

Lajme të tjera

Web TV