Korrupsion gjatë detyrës/ Arrestohet polici në Tiranë, nën hetim dy të tjerë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

SHÇBA ka dhënë informcion zyrtar mbi arrestimin e policit të rrugores në Tiranë, 54-vjeçarit Zyber Halili.

Ky i fundit dyshohet se i mori një shumë parash një qytetari. Ndërkohë po procedohen në gjendje të lirë dy të rinj.

Hetimet vijojnë për të parë nëse ka të implikuar të tjerë në këtë skemë korrupsioni.

Njoftimi nga SHÇBA: 

Tiranë – SHÇBA arreston një punonjës policie për korrupsion, procedohen në gjendje të lirë 2 persona

Në kuadër të procedimit penal nr. 5236 të vitit 2021, sot u bë ndalimi i punonjësit të policisë Z.H., 54 vjeç, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, dy shtetas:

– K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit”;

– K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.


Të fundit

Korrupsion gjatë detyrës/ Arrestohet polici në Tiranë, nën hetim dy të tjerë

SHÇBA ka dhënë informcion zyrtar mbi arrestimin e policit të rrugores në Tiranë, 54-vjeçarit Zyber Halili. Ky i fundit dyshohet...

Aksident me vdekje në rrugën Tiranë-Durrës/ Makina përplas 60-vjeçarin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Automjeti tip “Ford” ka përplasur për vdekje këmbësorin 60-vjeçar Shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariatin...

Rikthim ëndrrash për Ronaldon në “Old Trafford”, ylli portugez debuton me gol në pjesën e parë (Video)

U rikthye me shumë buje në shtëpinë e tij, në “Old Traford”, i mjaftuan vetëm 45 minuta lojë për të lënë menjëherë gjurmë tek...

Situata e COVID-19 në Shqipëri/ 4 viktima dhe 869 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria ka regjistruar 869 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, rreth 100 më pak se dje. Po ashtu 4 pacientë...

Zgjedhja e organeve drejtuese/ Parlamenti mblidhet sërish ditën e hënë

Kuvendi do të mblidhet sërish ditën e hënë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në mbledhjen që do të mbahet në orën 17:00 do...

Lajme të tjera

Web TV