“PD ishte në diktat, SHBA nuk pranonte negociata”, Gjekmarkaj rrëfen çfarë i tha Lulzim Bashës pas vendimit për Berishën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ e ka konsideruar një vendim të vështirë përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.

Gjekmarkaj tha se me këtë vendim Basha i ka çliruar nga një përgjegjësi e madhe të gjitha strukturat e PD.

Sipas tij nëse Basha nuk do ta bënte një gjë të tillë PD rrezikonte të shpallej një organizatë e padëshiruar nga SHBA.

“Nuk e teproj nëse them se kur Basha shpalli këtë vendim ngjante me një personazh tragjik. Unë e kam pritur me trishtim të madh. Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim të madh. Procedura e ndjekur linte për të dëshiruar, por nëse do të votohej të gjithë do të votonin kundër nga nderimi dhe roli në historinë e Shqipërisë. Berisha i ka bërë nderime shumë të vyera vendit. Është një vendim i vështirë i marrë nga Basha. Ky vendim i ka shmangur deputetët, i ka çliruar ata nga një përgjegjësi. Basha kishte dy rrugë: ose të merrte këtë vendim ose të jepte dorëheqjen. PD ishte në diktat. Nëse dorëhiqej Basha vinte një tjetër duke u rrezikuar qe PD të shpallej një organizatë e padëshiruar. Është e pamundur të vish në pushtet me përplasje me Amerikën. Ishte një rrugë pa shteg, e vetmja. PD do të hynte në një krizë dhe përplasje me SHBA-të që e rritën presionin ndaj PD-së. Ata lanë një ultimatum në zyrën e liderit demokrat. Ishte gabim, por ishte gabimi i duhur. Nuk mendoj që e ka bërë për interesa personale pasi vetë ai e mbështeti në 2-13-ën, në 2017-ën dhe 2021-shin. Është një vendim që e ka marrë një vend i huaj. Mua më dhemb si vendim”- tha ai./balkanweb.


Të fundit

“PD ishte në diktat, SHBA nuk pranonte negociata”, Gjekmarkaj rrëfen çfarë i tha Lulzim Bashës pas vendimit për Berishën

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ e ka konsideruar një vendim të vështirë përjashtimin...

“Më zure pamjen e televizorit”, shqiptari godet tre herë britanikun me thikë

I zuri pamjen e televizorit gjatë njërës prej ndeshjeve të Anglisë në kampionatin europian, dhe kaq mjaftoi që një i ri shqiptar të godite...

Gjyqtari liroi autorin e vrasjes në Fier, kreu i ILD: Ka nisur menjeherë vlerësimi i rastit

Kreu i ILD, Artur Metani ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier të një burri i cili vrau ish-bashkëshorten. Në fakt, autori rezulton se...

Korrupsion gjatë detyrës/ Arrestohet polici në Tiranë, nën hetim dy të tjerë

SHÇBA ka dhënë informcion zyrtar mbi arrestimin e policit të rrugores në Tiranë, 54-vjeçarit Zyber Halili. Ky i fundit dyshohet se i mori një shumë...

Aksident me vdekje në rrugën Tiranë-Durrës/ Makina përplas 60-vjeçarin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Automjeti tip “Ford” ka përplasur për vdekje këmbësorin 60-vjeçar Shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariatin...

Lajme të tjera

Web TV