Tetovë/ Zjarri në spitalin Covid, qytetarët marshojnë për të përkujtuar 14 viktimat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator mijëra qytetarë kanë marshuar, për të kujtuar 14 viktimat e incidentit në spitalin modular të këtij qyteti.

Më 8 shtator, 14 persona humbën jetën pasi në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19, shpërtheu një zjarr, që besohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit apo të oksigjenit. Po ashtu, 12 persona janë plagosur.

Marshi përkujtues është organizuar nga grupi i tifozëve “Ballistët”. Qytetarët mbollën 14 drunj për të përkujtuar 14 viktimat e zjarrit. Marshi nisi nga sheshi “Iliria” dhe vazhdoi deri te vendi ku ndodhej spitali.

Lidhur me ngjarjen që ndodhi më 8 shtator, ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Si mjek dhe ministër kam integritetin tim, për këtë sot për arsye morale, kam dorëzuar me shkrim dorëheqjen time deri të kryeministri Zoran Zaev”, ka deklaruar në një konferencë për media, ministri Filipçe më 10 shtator.

Po atë ditë dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe shefi ekonomik i Spitalit, Artan Etemi.

Qeveria maqedonase ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-atlantike (NATO) për hetimin e zjarrit.

/REL


Të fundit

Tetovë/ Zjarri në spitalin Covid, qytetarët marshojnë për të përkujtuar 14 viktimat

Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator mijëra qytetarë kanë marshuar, për të kujtuar 14 viktimat e...

Kultivoi kanabis në pronën e tij, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Në vijim të kontrolleve të...

Fundi i keq i Sali Berishës

Baton Haxhiu

Tifozi bardheblu humbet ndjenjat në shkallët e stadiumit, ndërhyn menjëherë mjeku i Tiranës (Video)

Momente paniku u regjistruan në tribunën ku qëndrojnë tifozë e Tiranës. Një burrë i moshuar, tifoz i bardhebluve, humbi ndjenjat në shkallët e stadiumit,...

Ngjarje e paralajmëruar? Çfarë deklaronin një vit më parë prindërit e 31-vjeçarit që vrau të shoqen

Tragjedia e mbrëmshme në Fier, ku 31-vjeçari Elton Meta vrau ish-gruan e tij Sabrin Bengaj, mesa duket ka qenë paralajmëruar një vit më parë...

Lajme të tjera

Web TV