Vrasja e biznesmenit me shpërthim, gjykata refuzon lirimin e Viktor Ymerit! Ja vendimi për Shullazin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme la në burg Viktor Ymerin, i akuzuar për pjesëmarrje në ekzekutimin e Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005.

Sipas  A2, pretendimet e tij për zëvendësim të masës së sigurisë nuk u morën parasysh nga gjykata. Ymeri qëndron në qeli prej dhjetorit të vitit 2020, kur u arrestua me kërkesë të SPAK, pas dyshimeve se ishte përfshirë në ngjarjen e bujshme të vrasjes së biznesmenit Lamaj dhe Dritan Arsit. Për të njëjtën ngjarje, SPAK akuzon edhe Emiliano Shullazin.

Sipas SPAK, kanë qenë deklarimet e një të penduari, që kanë ndihmuar prokurorët të shkundin pluhurin e këtyre dosjeve dhe të shkonin tek emrat e autorëve të dyshuar. Sipas SPAK, autorë të tyre janë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunati i tij, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi, për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga Gjykata e Posaçme. Ndërsa Indrit Taullai u arrestua pak ditë më parë në Kosovë dhe Luftar Reçi vuan një dënim me burg, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj nuk janë gjendur dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për ekzekutimin e biznesmenit Lamaj, SPAK pretendon se ata kanë bashkëpunuar edhe me Viktor Ymerin dhe Emiliano Shullazin. Ymeri u arrestua pasditen e së martës, ndërsa Emiliano Shullazit iu komunikua masa e re “arrest në burg” në ambientet e 41BIS, ku ai po vuan dënim për një tjetër çështje penale.

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit Klodian Saliu po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas, kur nga një automjet në lëvizje u qëllua me breshëri automatike. Saliu u vra, ndërsa u plagos edhe një person tjetër. 24 orë me vonë, biznesmeni Vajdin Lame u vra nga një shpërthimi telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit të tij pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Përveç tij, i vrarë mbeti edhe Artan Arsi.

Lexo edhe :  Rikja tregon se kush do të marrë çmimin e madh të BBV3

Refuzohet edhe kërkesa e Shullazit

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Emiliano Shullazit për lirim nga qelia.

I dënuari me 14 vite burg për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal” kërkoi në gjykatë shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me argumentin e tejkalimit të afatit ligjor të qëndrimit në paraburgim. Sipas A2, pretendimi nuk bindi gjyqtarin Erjon Bani, i cili la të pandryshuar masën “arrest në burg”.

Shullazi ndodhet në qelitë e regjimit të egër 41 Bis, ndërsa gjyqi ndaj tij dhe katër të bashkëpandehurve ka “ngecur” prej gati dy vitesh në Apelin e Gjykatës së Posaçme, për shkak të mungesave të avokatëve, si edhe kërkesave të vijueshme të përjashtimit të gjyqtarëve, me pretendimin e konfliktit të interesit.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV