Ylli i Manchester City mbetet në burg, akuzohet për tri përdhunime

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

27-vjeçari i Manchester City, Benjamin Mendy, akuzohet se ka përdhunuar tri femra në shtëpinë e tij në Cheshire, midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021. Louis Saha Matturie, 40 vjeç, nga Salford, gjithashtu u paraqit në gjykatë, i akuzuar për katër përdhunime.

Asnjërit prej tyre nuk iu kërkua të paraqiste ndonjë deklaratë në seancën e djeshme gjyqësore, por u vijua paraburgimi. Ata do të dalin para gjykatës edhe më 15 nëntor, ndërsa seanca e gjykimit është caktuar për më 24 janar.

Avokati mbrojtës i Mendy tha se do t’i hedhë poshtë akuzat ndaj klientit të tij edhe në seancën e nëntorit. Sulmet e dyshuara, ndaj tri femrave të ndryshme, duke përfshirë njërën nën 18 vjeç, thuhet se kanë ndodhur në adresën e shtëpisë së tij, në Prestbury.

Mendy foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij gjatë seancës 45-minutëshe të së premtes, teksa u kthye përsëri në qeli. Lirimi i tij me kusht u refuzua muajin e kaluar dhe aktualisht është në paraburgim në “HMP Altcourse”, në Liverpool.

Francezi ka luajtur për kampionët e sezonit të kaluar në Premier League, Manchester City, që nga viti 2017, kur mbërriti aty nga Monako për 52 milionë stërlina. Ai u pezullua nga klubi, pasi u akuzua nga policia, në pritje të një hetimi të plotë.


Të fundit

Ylli i Manchester City mbetet në burg, akuzohet për tri përdhunime

27-vjeçari i Manchester City, Benjamin Mendy, akuzohet se ka përdhunuar tri femra në shtëpinë e tij në Cheshire, midis...

Presidenti Ilir Meta dekreton Edi Ramën Kryeministër për të tretën herë

Një ditë pas betimit në Kuvend, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton Edi Ramën kryeministër të Shqipërise. Në dekretin e Presidentit që mban datën e...

Vrasja e 23-vjeçares me bukë në gojë/ Shpërthen Braçe: A ka ndonjë prokuror e gjyqtar që ma shpjegon këtë?

Deputeti socialist, Erion Braçe fajëson drejtësinë shqiptare për vrasjen e 23 vjeçares, Sabrina Bengaj. Braçe shkruan se 23 vjeçarja u vra duke ngrënë bukë nga...

Macron e shpall Belmondon “të pavdekshëm”

Jean-Paul Belmondo vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Paris në moshën 88-vjeçare Emmanuel Macron kryesoi këtë të enjte, në mjedisin solemn të oborrit...

20 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, Rama: Ditë e zezë që goditi Amerikën mu në zemër,

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një mesazh përkujtimor në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. 11 shtatori, sipas kryeministrit ka hyrë në histori si...

Lajme të tjera

Web TV