6 vakte ushqim, 5 dremitje dhe stërvitje gjithë ditën, ja sekreti i superformës së Ronaldos

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ylli portugez Cristiano Ronaldo po shkon 37-vjeç, por nuk ka rënë aspak nga forma e tij dhe këtë e dëshmoi me dy golat e shënuar në ndeshjen debutuese si i rikthyer te Manchester United.

Portugezi gëzon një gjendje fizike të shkëlqyer. Trupi dhe muskujt e tij janë perfektë dhe ai vijon të dhurojë spektakël në fushën e lojës si të ishte ende një djalosh 20-vjeçar.

Por cili është sekreti i kësaj forme të jashtëzakonshme?

DailyMail ka shkruar të përmbledhur ditën tipike për CR7 dhe nëse i hedhim një sy, ajo nuk është aspak e zakonshme.

Sa i përket ushqimit, ai ka një dietë strikte, ku lejohen vetëm proteinat pa dhjamë, drithërat, vitaminat dhe kripërat minerale. Në total gjatë një dite konsumohen 6 vakte, me një distancë 3-4 orë nga njëri-tjetri, kjo me qëllim që metabolizmi të mbahet gjithmonë aktiv dhe ai të ketë energji për stërvitje.

Sa i përket pijeve, për Ronaldon është i ndaluar çdo lloj alkooli nga dieta, duke lënë në tavolinë vetëm lëngje frutash si edhe ujë, të paktën 2 litra në ditë. Ronaldo bën një total prej 5 dremitjesh në gjumë çdo ditë, për një total prej 90 minutash.

Ai kryen çdo ditë sesione palestre në shtëpi, si edhe stërvitje në pishinë duke notuar. Një stërvitje konstante, që i lë shumë pak hapësirë për kohë të lirë dhe qejf. Ky është Cristiano Ronaldo!


Të fundit

6 vakte ushqim, 5 dremitje dhe stërvitje gjithë ditën, ja sekreti i superformës së Ronaldos

Ylli portugez Cristiano Ronaldo po shkon 37-vjeç, por nuk ka rënë aspak nga forma e tij dhe këtë e...

Vranësira kalimtare në mesditë/ Parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët. Vranësira kalimtare do të ketë në orët e mesditës në relievet kodrinore-malore të zonës së qendrës dhe jugut. Era...

Horoskopi ditor, 12 shtator 2021

Dashi Mund të mos i keni frikë përballjet, por nesër është e këshillueshme që të qëndroni larg telasheve. Lërini të tjerët të zihen për gjëra...

Tirana nderon flamurin amerikan, preket ambasadorja Kim: Askush s’mund të kërkojë një mik më të mirë se Shqipëria

Tirana është “veshur” me ngyrat e flamurit amerikan për të përkujtuar viktimat që humbën jetën 20 vite më parë në sulmin terrorist mbi kullat...

Armando Broja shkëlqen edhe në Premier League në vetëm 18 minuta, flirton dy herë me golin

Armando Broja ka shkëlqyer në vetëm 18 minuta në fushën e lojës ndaj West Ham duke bërë diferencën në fushën e lojës. Në tre prekje...

Lajme të tjera

Web TV