Horoskopi ditor, 12 shtator 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Mund të mos i keni frikë përballjet, por nesër është e këshillueshme që të qëndroni larg telasheve. Lërini të tjerët të zihen për gjëra të parëndësishme, keni probleme më të mëdha që kërkojnë vëmendjen tuaj.

Demi

Do t’ju duhet t’i bindni të tjerët që e dini për çfarë po flisni, por nuk keni asnjë qëllim që t’i ndihmoni. Për aq sa ju takon, nëse nuk ju njohin ende mjaftueshëm sa për të pasur besim tek aftësitë tuaja, atëherë mund t’ia dalin mbanë vetë fare mirë.

Binjakët

Dikush me të cilin zakonisht nuk shkoni shumë mirë, do të jetë drejtuar nga ju nesër dhe lajmi i keq është se duhet të bëni siç thonë ata. Lajmi i mirë është se sa më shpejt të veproni, aq më parë do të mund të gjeni një justifikim për t’u larguar prej tyre.

Gaforrja

Mund të mos jeni njeri pasionant si natyrë, por e dini mirë se ndonjëherë oreksi i tepërt mund t’ju fusë në telashe. Mos kini frikë të ndiqni pasionin e kohëve të fundit, por përpiquni ta shihni vetën herë pas here në mënyrë që të dalloni efektet që ka tek të tjerët.

Luani

Nesër, nëse dëshironi, mund t’i thyeni rregullat, por në terma afatgjatë kjo mund t’ju kthehet mbrapsht. Sinqeriteti është gjithmonë arma më e mirë, sidomos kur vjen puna tek biznesi dhe paratë.

Virgjëresha

Dikush ka një mëri dhe kjo me gjasë këto ditë do t’ju krijojë mjaft shqetësime. Ruani qetësinë dhe refuzoni reagimet negative. Mundësia që t’ju dëmtojnë është e papërfillshme.

Peshorja

Nëse një koleg apo dikush me autoritet jua bën gjërat e vështira nesër, është e nevojshme që të mbroni veten. Kjo nuk do të thotë se duhet t’u bërtisni, edhe nëse ata e bëjnë këtë, por duhet ta fitoni debatin me intelektin tuaj superior.

Lexo edhe :  "Nëse fitoj do kuroj djalin", Meritoni shpërthen në lot teksa tregon për të birin

Akrepi

Një rival është xheloz për gjithë vëmendjen që po merrni kohët e fundit dhe do të donte shumë që t’ju shihte në hije. Mënyra e vetme që kjo mund të ndodhë është nëse nuk tregoheni të vëmendshëm dhe thoni diçka të pamenduar. Kjo është padyshim një gjë që mund ta kontrolloni.

Shigjetari

Nuk ka nevojë të mundoheni më shumë seç duhet nesër, të tjerët do t’ju ndihmojnë me kënaqësi. Nëse i luani siç duhet letrat që keni në dorë, mund edhe të merrni merita për gjëra që nuk i keni bërë vetë.

Bricjapi

Bëni kujdes dhe mos i jepni përshtypjen të tjerëve se bini dakord me çdo gjë që thonë, sidomos kur në të vërtetë mendoni se e kanë gabim. Nëse e marrin vesh më vonë se nuk keni qenë të sinqertë, mund të mërziten. Tregohuni të drejtpërdrejt që në fillim.

Ujori

Nëse dikush zbulon sekretet tuaja nesër dhe ua tregon të tjerëve do të mërziteni pa masë, e me të drejtë. Megjithatë, planetet këshillojnë që ta kontrolloni temperamentin. Me gjasë të tjerët po kërkojnë që t’ju mërzisin dhe të zihen.

Peshqit

Lajme të mirë ju presin në ditët që do të vijnë. Ndonëse jo gjithçka ka shkuar siç duhet dhe mund të keni kaluar një periudhë të lodhshme, situata do të ndryshojë. Besoni dhe do të shihni se nuk do të zhgënjeheni.

Të fundit

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Lajme të tjera

Web TV