Ndërtimi pa leje/ Arrestohen katër persona në Sarandë, në kërkim kontraktuesi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Sarandës ka njoftuar sot arrestimin e katër personave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ky i fundit i kishte kontraktuar punëtorët për të kryer punime brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, nё qytetin e Sarandёs.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra, deklaruan se në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, në lagjen numёr 3 tё qytetit, po kryheshin punime pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh.A. 47 vjeç banues në Sarandë, F.B., 46 vjeç, banues në Mallakastër, E.P., 37 vjeç, banues në Delvinë dhe A.R., 51 vjeç, banues në Librazhd.

Nga hetimet e kryera dyshohet se punëtorët janё kontraktuar nga shtetasi A.R, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një vile, tek “Kurora e qytetit”, e cila është zonë e mbrojtur.

Policia ka shpallur nё kёrkim A.R., 49 vjeç, i cili është banor i Sarandës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”.


Të fundit

Ndërtimi pa leje/ Arrestohen katër persona në Sarandë, në kërkim kontraktuesi

Policia e Sarandës ka njoftuar sot arrestimin e katër personave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ky...

Sherr në ‘Don Bosko’/ I riu mer shokët për të dhunuar ish-kunatin, e bëjnë për spital

Tre të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi kanë dhunuar me sende të forta një 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në...

4 këshilla për të shmangur djersitjen e tepërt

Mos konsumoni kafeinë: Kafeina stimulon sistemin nervor qendror, i cili aktivizon gjëndrat e djersitjes. Kështu që sa më shumë kafeinë konsumoni, aq më shumë do...

Fjalorthi arbëresh i shqipes së vjetër

Arbëreshët e Italisë, krenohen me trashëgiminë e madhe sa të pasur kulturore, që, mrekullisht e kanë përçuar brez pas brezi nëpër shekuj. Nga Komuna e...

Shpërthen bombola e gazit, në flakë apartamenti në pallatin e Fierit

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një pallat në Fier. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një apartament të një pallati në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV