Nuk respektuan rregullat, policia arreston 14 shoferë dhe gjobit 1.343 të tjerë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, policia bën me dije se janë pezulluar 52 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale. Kontrollet  me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

Janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.            Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.

Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore   në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, ku aktualisht ka filluar të rritet ndjeshëm fluksi  në drejtim të Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera  e aparatë fotografik.

Lexo edhe :  700 mijë shqiptarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës/ Manastirliu apelon: Mbroni jetë

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.


Të fundit

“Shokon” prokurori 38-vjeçar, del nudo në rrugët e qytetit (Foto)

Një prokuror në Poloni është vendosur në telashe, pasi imazhe të tij nudo janë bërë virale në rrjet. 38-vjeçari është...

Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Sukth, arrestohet drejtuesi i mjetit

Arrestohet Andrea Liko, shoferi që një ditë më parë shkaktoi aksidentin për vdekje në Sukth të Durrësit. Andrea Liko, 60 vjeç, nga Lushnja përplasi për vdekje...

Bllokohen ilaçe kontrabandë në Portin e Durrësit, ja me sa mijëra euro u kap “mat” 53-vjeçari

Policia Kufitare e Durrësit, ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarim të të hollave në kufi. Shërbimet e policisë kufitare...

Inter nuk mban dot avantazhin ndaj Sampdorias, kampionët e Italisë ndalen në barazim

Pas dy triumfesh radhazi është ndalur edhe perfeksioni i Interit. Zikaltërit kishin përballë Sampdorian sot, që i sfidoi shumë mirë dhe arriti t’u marrë...

Fansi tentoi të fotografohej me këngëtaren, Ben Affleck e largon nga Jennifer Lopez (Video)

Aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez , pas një mbrëmje plot ngjarje në Festivalin e Filmit në Venecia, u larguan nga qyteti të...

Lajme të tjera

Web TV