Qeveria e re/ Meta kërkesë Prokurorisë: Dua informacione për të gjithë emrat e propozuar për ministra

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se, Presidenti Meta, kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Shkresa drejtuar Prokurorisë:

Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama, zbuloi emrat e propozuar si ministra të rinj. Ndryshimet ishin të pakta krahasuar me qeverinë e mëparshme, ndërsa ra në sy se pjesa më e madhe e kabinetit përbëhej nga ministre femra.

Ndërsa të premten, gjatë seancës së parë plenare në Parlament, u votua me 79 vota pro, e 4 kundërt, Lindita Nikolla si kryetare e parlamentit. Partia Demokratike zgjodhi të mos votonte, e në shenjë demonstrative të griste fletët e votimit. Ndërsa Presidenti Ilir Meta e përshëndeti zgjedhjen, duke theksuar se Kuvendi duhet të jetë tempulli i bashkëpunimit e jo i përçarjes.


Të fundit

Qeveria e re/ Meta kërkesë Prokurorisë: Dua informacione për të gjithë emrat e propozuar për ministra

Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama...

Po pinte kafe në një bar, ekzekutohet 50-vjeçari në Kosovë

Një 50-vjeçar është vrarë mbrëmjen e sotme në Gjilan. Mediat në Kosovë thotë se lajmi ka marrë konfirmime nga burime policore, ndërsa dyshohet se viktima...

Në kërkim të fotos “perfekte”, adoleshentja greke bie nga maja e shkëmbit

Një tjetër tentativë për "selfie perfekte" rrezikoi jetën e një adoleshteje, duke shkaktuar edhe momente paniku në Greqi. Një vajzë 16-vjeçe ra nga një...

Aksident në Korçë/ Motori del nga rruga, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur në Korçë ku motori ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i plagosur rëndë një person. Ngjarja ne afërsi te fshatit...

Duel i fortë në Formula 1/ Hamilton përfundon nën rrotat e Max Verstappen (Video)

Dueli i fortë në Formula 1, ka përfshirë në një incident të frikshëm dy pilotët e njohur, Lewis Hamilton dhe holandezin, Max Verstappen. Ata...

Lajme të tjera

Web TV