Media britanike/ Vajzat shqiptare po bëjnë namin me pasanikët e moshuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Media e njohur britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një hapësirë të madhe një fenomeni të çuditshëm që po ndodh aktualisht në ishull, i cili lidhet me vjedhjen e orave luksoze prej të moshuarve.

“The Telegraph” i referohet disa rasteve, ku të moshuar mesatarisht 80-vjeçarë janë grabitur në mes të rrugës përmes një praktike të çuditshme, ndërsa dyshohet se në to janë përfshirë dy vajza me origjinë nga Shqipëria, raporton abcnews.al.

Të dyja ato i afrohen të moshuarve me ora të shtrenjta me një bllok në dorë duke i kërkuar që të marrin firma për ndërtimin e një shkolle apo një kauzë të ngjashme. Ndërkohë që të moshuarit firmosin, vajzat i marrin atyre orat e shtrenjta në duar dhe më pas zhduken nëpërmjet makinave të shpejta që i presin aty pranë.

Policia britanike dyshon se bëhet fjalë për një grup kriminal të fokusuar në këto lloj grabitjesh.

77-vjeçari Derek Freestone në Hampshire mendohet të jetë personi i dhjetë i grabitur nga kjo bandë.

Një tjetër tregon:

Ne ishim me makinën tonë pranë një farmacie dhe na afrohen dy vajza duke na kërkuar të merrnin firmën tonë për një peticion me qëllim hapjen e një shkolle. Na thanë që nuk kërkonin fonde, por thjesht një firmë. Teksa firmosa ajo më mori orën me vlerë 4.500 paund dhe pastaj u zhduk me një makinë që e priste aty”.

Policia dyshon se bëhet fjalë pikërisht për dy vajza, me flokë të zeza, të imta në trup, të cilat bashkëpunojnë me një grup për kryerjen e grabitjeve të tilla.


Të fundit

Media britanike/ Vajzat shqiptare po bëjnë namin me pasanikët e moshuar

Media e njohur britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një hapësirë të madhe një fenomeni të çuditshëm që po...

I hiqet licenca kompanisë që menaxhon linjën e Unazës, Veliaj: Abuzuan gjatë gjithë kohës

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë, Erion...

Prindërit e vrasësit të 23-vjeçares në Fier: Çdo akuzë që ka bërë ish-miku jonë është shpifje

Prindërit e Elton Begaj Metaj, autorit të vrasjes së Sabrina Begajt kanë hedhur poshtë pretendimet e babait të viktimës, ndërsa theksuan se ata nuk...

Piramida e Keopsit, “libri shkencor i shkruajtur në gur”

Piramidat janë varre gjigante. Sipas traditës e besimit egjiptian, pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në Piramidë. Në to...

Hajdutët e shkronjave

Nëse hyn në një supermarket dhe e vjedh një pako çamçakëzësh dhe të kapin ti je hajn dhe për këtë mund të dënohesh. Një...

Lajme të tjera

Web TV