“Nëse një ditë do isha në vështirësi, do të vij në Shqipëri”, Yuri Kim: Bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

‘Nëse një ditë do jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri’ tha ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim duke vlerësuar jo vetëm mikpritjen por edhe zemërmadhësinë e shqiptarëve për të ndihmuar të tjerët në nevojë. Kim tha se bota duhet të mbajë shënime nga Shqipëria sa i përket të ndihmosh të tjerët dhe të tregohesh human duke përdorur edhe shprehjen shqiptare “Bukë, kripë e zemër”.

‘Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikpitjes dhe kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qenie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmendi, është një vend i vogël me zemër të madhe’, tha Kim.

Këto deklarata diplomatja Kim i bëri në eventin kulturor Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’ ku u zhvillua te ‘Reja’, ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Edhe diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright shprehën një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve. 644 afganë ndodhen aktualisht të akomoduar në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e tyre janë zëra të shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë dhe studentë e gra, të cilët kishin ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe u rrezikohej jeta nga telebanët. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve.


Të fundit

“Nëse një ditë do isha në vështirësi, do të vij në Shqipëri”, Yuri Kim: Bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël

'Nëse një ditë do jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri' tha ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim duke...

Ju pëlqen? Zbulohet konkurrenti i dytë i Big Brother VIP Albania

“Big Brother VIP Albania” pritët të startojë në tetor dhe që nga tani kanë filluar zbulimi i konkurrentëve që do të jenë pjesë e...

I shpëtoi “ferrit”/ Çfarë po ndodh tani me Alvin Berishën? Rrëfehet gazetari i njohur

Taulant Kopliku, gazetari shqiptar në emisionin investigativ italian “Le lene”, ka folur sot në emisionin “Zona Zero” në Top News. Gjatë bisedës në studio, Kopliku...

I mbante të fshehura, grekut i sekuestrohen rreth 13 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të modeklarimit të të hollave në kufi, duke sekuestruar shumën prej 12.445 eurove. Shuma e parave është...

Për ”Le Monde”: Quhem Ismail Kadare, nuk kam asgjë prej myslimani

Prestigjiozja franceze ka botuar më 23 maj 1986, në faqet 15 dhe 19, intervistën ekskluzive me shkrimtarin Ismail Kadare, të zhvilluar gjatë vizitës së...

Lajme të tjera

Web TV