Plagosën rëndë 44-vjeçarin, arrestohet tropojani dhe 2 djemtë e tij

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë janë arrestuar pasi kanë plagosur rëndë me dashje një 44-vjeçar.

‘Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Raja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”,kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Raja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 04.08.2021, të Gjykatës së Rrethit Tropojë, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje“, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Rrjedhja e ngjarjes:

Më datë 30.07.2021, në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Fierzë. Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi.

Lexo edhe :  Yuri Kim falënderon Gjonajn: Me kontributin e saj Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

 

 


Të fundit

Plagosën rëndë 44-vjeçarin, arrestohet tropojani dhe 2 djemtë e tij

Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues...

Rama publikon mesazhin e Placido Domingos dhe Ermonela Jahos: Ju presim më 15 shtator në TKOB

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhin e dy prej ikonave të muzikës operistike botërore Ermonela Jaho dhe Placido Domingo për të përshëndetur mëngjesin e...

Berisha përdor Azem Hajdarin për të ngritur demokratët kundër Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shfryzuar ditën e përkujtimit të ish linderit të parë të Partisë Demokratike Azem Hajdari për të ngritur demokratët kundër kreut...

“Erzeliu” Berisha, “mëkatari” Basha dhe “keqardhësit” e tjerë

Nga Gëzim Voda Është ende i freskët kryelajmi i këtyre ditëve, se si njeriu më “erezeli” e më “namusqar” i këtij vendi, i thënë; “Lideri...

Parashikimi i motit, java nis me diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...

Lajme të tjera

Web TV