Prindërit e vrasësit të 23-vjeçares në Fier: Çdo akuzë që ka bërë ish-miku jonë është shpifje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prindërit e Elton Begaj Metaj, autorit të vrasjes së Sabrina Begajt kanë hedhur poshtë pretendimet e babait të viktimës, ndërsa theksuan se ata nuk janë përgjegjës për ngjarjen në fjalë.

Teksa u bënë pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të gazetares Evis Ahmeti, familja e autorit tha se ndjente të njëjtën dhimbje si familja e viktimës, ndërsa pohuan se natën kur ndodhi vrasja, të premten, djali i tyre kishte pasur ditëlindjen.

Nëna e autorit, Sabire: E dëgjova çdo akuzë që ka bërë ish-miku im. Çdo gjë është shpifje. Unë nuk kam qenë në rrëmbimin e nuses. Kur ma solli djali, i thash; merre dhe çoje. Ai më tha; e dua. Lajmërova policinë dhe i thash; djali më ka rrëmbyer një vajzë 13 vjeçe. Erdhi shteti këtu dhe mori reagimin e vajzës dhe ajo tha; që unë e dua. Ne na bënin presion që atë natë. Nuk denoncova në polici, e doja ta çoja çupën. Ta kisha çuar që atë natë, mirë do kisha bërë.

Ku e gjeti armën yt bir?

Nëna: Ai duhet të përgjigjet për të dyja herët se ku e gjeti armën. Dhimbja është e njëjtë, si për ata dhe për ne. Ndoshta për mua është me e madhe se ë kanë ikur 3 veta nga shtëpia. Armën se ku e gjeti djali duhet ta tregojë ai. se di ku e gjeti. Se si na iku atë natë, kishte dhe ditëlindjen.

Si iku djali?

Babai, Bashkimi: Përshëndetje. Ngushëllimi familjes së Sabrinës, mikut tonë Partizan. E dëgjova nga pala e mikut, ato llafet e tij, t’i kthejë pas. Jam edhe unë një prind për fëmijën tim. Nuk kemi pse ofendojmë njëri-tjetrin. Unë firmosa në gjykatë për djalin për ta pasur në kujdestari. E mjekoja, siç tha gjykata në herë në muaj te psikiatri. E çoja çdo muaj. Atë ditë djali kishte datëlindje. I dhashë 50 mijë lekë. Ishim si asnjë herë tjetër. E lamë në shtëpi dhe unë me gruan do bëjmë punët tona. ‘Mirë’ tha ai. Djali iku për të pirë një kafe tek Lisi, një vend këtu. Atë ditë për fat të keq na ikën dhe dritat. Në orën 21:00 pash që kishte makinën djali jashtë. Pas 1 ore merr shefi i zonës dhe futen policë të uritur brenda. Po të ishte shteti mirë, djali s’do e kishte bërë këtë krim. Partizani e ka kërcënuar djali. “Mua më kërcënon partizan Begaj se; ‘unë do të vras’” para 3 ditësh. Djali im është fajtor. Është një tragjedi e paparë. Djali im të marri dënim të merituar, siç tha dhe miku im. Në fshatin Peshtan prodhohen dhe shiten armë. Djali e ka të blerë armën. Në shtëpinë time s’ka pasur armë. Se ku e gjeti armën, ta gjejë shteti. Djali u la i lirë në 28 korrik.

Lexo edhe :  Bie nga lartësia e hotelit, humb jetën 28-vjeçari në Tiranë

 

Pse u la i lirë Eltoni? Vuan nga shëndeti mendor?

Babai: Sipas drejtësisë, Eltoni nuk i takonte që të shkonte në burgun e Zaharisë. Ata e çuan atje në çmendinë.

 

A je takuar me mjekun dhe avokatin e tij?

Babai: S’jam takuar. Nuk kishte ilaçe, duhet të kishte takim me psikiatrin. Eltoni kur doli nga burgu, e gjeti gjuhën me gruan. U regjistruan në shkollë. Kishin atë dashurinë dhe dhembshurin e çiftit. Unë mohoj diçka, urdhër mbrojtje mund të japë kushdo.

 

 


Të fundit

Prindërit e vrasësit të 23-vjeçares në Fier: Çdo akuzë që ka bërë ish-miku jonë është shpifje

Prindërit e Elton Begaj Metaj, autorit të vrasjes së Sabrina Begajt kanë hedhur poshtë pretendimet e babait të viktimës,...

Piramida e Keopsit, “libri shkencor i shkruajtur në gur”

Piramidat janë varre gjigante. Sipas traditës e besimit egjiptian, pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në Piramidë. Në to...

Hajdutët e shkronjave

Nëse hyn në një supermarket dhe e vjedh një pako çamçakëzësh dhe të kapin ti je hajn dhe për këtë mund të dënohesh. Një...

Mourinho: I gënjeva lojtarët, u ndjeva si një fëmijë 12-vjeçar

Ndeshja e djeshme për Jose Mourinho ishte e veçantë, pasi ishte sfida e 1000-të në karrierën e tij si trajner. Veçantia e ndeshjes ndaj Sassuolos,...

Yuri Kim vizitë në SPAK, takon Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar sot një vizitë 60 minutëshe në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrimit të...

Lajme të tjera

Web TV