Raporti/ Regjistrohet shifra rekorde e ambientalistëve të vrarë brenda një viti

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një numër rekord i aktivistëve që, kanë punuar për mbrojtje të ambientit, janë vrarë vitin e kaluar, sipas një raporti të përpiluar nga grupi Global Ëitness.

Sipas raportit, 227 persona janë vrarë në botë më 2020, njëherësh shifra më e lartë për të dytin vit me radhë.

Pothuajse një e treta e vrasjeve është raportuar se ka qenë e lidhur me shfrytëzim të burimeve – miniera, agrobiznes të shkallës së gjerë, diga hidroeletrike dhe infrastrukturë tjetër.

Në raport, viktimat janë konsideruar “mbrojtës të mjedisit”, të cilët janë vrarë për mbrojtje të burimeve natyrore të cilat duhet të ruhen, përfshirë pyjet, furnizimet me ujë dhe oqeanet.

Prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën më 2015, organizata ka thënë se mesatarisht katër aktivistë janë vrarë çdo javë.

Në raport është thënë se kjo “shifër shokuese” mund të jetë nënvlerësuar për shkak të kufizimeve në rritje ndaj gazetarëve dhe lirive të tjera civile.

Kolumbia është raportuar të ketë regjistruar numrin më të madh të sulmeve, me 65 persona të vrarë vitin e kaluar.

 


Të fundit

Raporti/ Regjistrohet shifra rekorde e ambientalistëve të vrarë brenda një viti

Një numër rekord i aktivistëve që, kanë punuar për mbrojtje të ambientit, janë vrarë vitin e kaluar, sipas një...

Vrasja e 23-vjeçares në Fier nga ish-burri, nëna e saj rrëfen si ndodhi ngjarja

Mamaja e 23-vjeçares, Sabrina Bengaj rrëfen detaje si ndodhi vrasja e vajzës së saj. "Dhe çdo natë kur ishte turn i dytë unë dilja sepse...

Kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë, Gjykata rrëzon kërkesën e Fatos Tushes

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe. Ky i fundit me argumentin se nuk është mirë...

Shqipëria merr presidencën e Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën

Shqipëria drejton për herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagen të...

Prej dy javësh në intubim, humb jetën nga Covid-19 fizioterapisti i Kombëtares kuqezi

Ylli Mihali, fizioterapisti i kombëtares shqiptare të futbollit ka ndërruar jetë si pasojë e COVID. Prej dy javësh i intubuar në spital, fizioterapisti i...

Lajme të tjera

Web TV