Shqipëria merr presidencën e Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shqipëria drejton për herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe Ministra të Shëndetësisë të 53 vendeve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në cilësinë e Presidentes, ku për herë të parë ky pozicion i rëndësishëm i takon Shqipërisë, propozuar nga OBSH dhe miratuar nga të gjithë vendet anëtare të Komitetit Rajonal, po drejton këtë takim të nivelit të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe mësimet e nxjerra.

E nderuar dhe e privilegjuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagen” – u shpreh Ministrja Manastirliu pas zgjedhjes në këtë Sesion të Komitetit të OBSH për Europën.

Drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetësisë së 53 vendeve, drejtori i OBSH dr. Tedros Adhanom, drejtori i OBSH për Europën dr. Hans Kluge, me pjesëmarrjen e veçantë të Princeshës së Kurorës së Danimarkës dhe ekspertëve më të njohur botëror, dr. Fauci, prof. Monti, po diskutohet për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë.

Ridimensionimi i kujdesit parësor, investimi për adresimin e problemeve të shëndetit mendor, Agjenda e Imunizimit 2030 dhe zbutja e pabarazive për aksesin në vaksina, janë në fokus të diskutimeve që po zhvillohen në Kopenhagen, në takimin më të rëndësishëm vjetor të Shëndetësisë për Europën, i cili zhvillon punimet nga datat 13-15 Shtator.


Të fundit

Shqipëria merr presidencën e Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën

Shqipëria drejton për herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, i cili po...

Prej dy javësh në intubim, humb jetën nga Covid-19 fizioterapisti i Kombëtares kuqezi

Ylli Mihali, fizioterapisti i kombëtares shqiptare të futbollit ka ndërruar jetë si pasojë e COVID. Prej dy javësh i intubuar në spital, fizioterapisti i...

I moshuari donte të paguante shtëpinë, transferon në llogarinë e gabuar mbi 71 mijë dollarë

Një burrë i moshuar rrezikon të humbasë shtëpinë e tij pasi gabimisht transferoi 71,400 dollarë tek personi i gabuar, në vend të kompanisë prej...

8 shenjat më të zakonshme të kancerit të qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të zakonshëm tek gratë. Në Shtetet e Bashkuara, shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje...

Irani marrëveshje me OKB për monitorimin e programit bërthamor

Irani ka rënë dakord të lejojë inspektorët bërthamorë të OKB-së të instalojnë karta të reja memorie në kamerat që monitorojnë programin bërthamor të vendit,...

Lajme të tjera

Web TV