“Të gjithë e dimë që Serbia duhet të njohë Kosovën” / Deklarata e Merkel që shtangu Beogradin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Angela Merkel nuk preferoi të veçojë se kush nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është më afër dhe kush është larg integrimit në Bashkimin Europian, por tha se i gjithë rajoni ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë përpara.

Në rastin e Serbisë, pengesa kryesore u shqiptua nga kancelarja me nënkuptim dhe ajo ishte njohja e shtetit të Kosovës.

Kancelarja i bëri këto deklarate gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Beograd me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ju inkurajoj që të vazhdoni më tej drejt sundimit të ligjit”, tha Merkel.

Kancelarja i kujtoi Serbisë në mes të Beogradit se njohja e Kosovës është një kusht për anëtarësimin.

“Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit të dialogut. Të gjithë e dinë se disa vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, por çështja duhet të zgjidhet. Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para se të zgjidhen gjërat e tjera dhe pastaj i gjithë procesi”, u shpreh Merkel.

 


Të fundit

“Të gjithë e dimë që Serbia duhet të njohë Kosovën” / Deklarata e Merkel që shtangu Beogradin

Angela Merkel nuk preferoi të veçojë se kush nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është më afër dhe kush...

Rusia alarmon NATO-n! Putin nxjerr në stërvitje mbi 200 mijë ushtarë, i tregon muskujt botës (Foto)

Presidenti Vladimir Putin vëzhgoi nga afër stërvitjen e madhe ushtarake që Rusia është duke mbajtur së bashku me Bjellorusinë. Putin ishte në një poligon në...

Mijëra doza Pfizer ‘zbarkojnë’ në Rinas/ Rama: Kanë ardhur mbi 2 milionë vaksina deri tani

Kryeministri Edi Rama njofton se në vendin tonë sapo kanë mbërritur edhe 31 590 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Me këtë sasi të mbërritur...

Terror në Luginën Panjshir/ BBC raporton: Talebanët ekzekutuan 20 civilë

Ndonëse talebanët shpallën qeverinë e re dhe kontrollin e plotë në Afganistan, tensionet në luginën Panjshir kanë vijuar të jenë prezente. Dy ditë më...

Zbulohet urdhri i ri i Lulzim Bashës për Sali Berishën

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e përballjes frontale me ish-paraardhësin e tij në selinë blu. Basha...

Lajme të tjera

Web TV