Basha zgjodhi SHBA-në, Berisha po gabon dyfish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Vetëm pak orë para se të niste seanca plenare, e para për këtë legjislaturë, Lulzim Basha publikoi në media një deklaratë që e përjashtonte Sali Berishën, liderin historik nga grupi parlamentar. Si e lexoni këtë taktikë të Bashës?

Taktika e Bashës ishte e detyruar, por nga mënyra sesi është marrë, totalisht e gabuar. Unë besoj se Basha është vënë përpara faktit të kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: ose hiq Berishën, ose ik vetë! Dhe në këtë dilemë shekspiriane, Basha natyrisht zgjodhi kolltukun e tij, atë të kryetarit të PD-së, duke treguar se lidershipin ose e ke në ADN ose përndryshe nuk të bën dot derman as një superfuqi si SHBA. Gjithsesi, parë në këtë kontekst, duket se cilido politikan, ose më mirë këta të kalibrit që kemi aktualisht, që më shumë sesa për vendin mendojnë për vehten e tyre, do kishte bërë të njëjtën zgjidhje. Ndryshimi i vetëm, i cili rrjedhoi edhe si një gabim, qëndron në faktin se Basha as që mori mundimin që të konsultohej me Asamblenë apo më e pakta më kryesinë e partisë.

Kur je i detyruar që të marrësh një vendim të këtij niveli, minimalisht pyetet kryesia, pavarësisht se më ideale do të ishte që ky vendim kaq i rëndësishëm për PD-në, të dilte nga asmableje. Pra, Basha nuk kishte asnjë arsye që të merrte atë vendim i vetëm, duke krijuar kësisoj një hendek të madh në drejtimin e partisë. Pikë së pari, marrja e një vendimi të tillë vetëm, tregon arrogancë dhe mospërfillje, çka nuk i shkon përshtat një lideri të brishtë si Basha. Së dyti, kur flasim për historinë e Partisë Demokratike, pasi Berisha është realisht historia e kësaj force politike, do duhet pyetur deri edhe anëtari më i ri, për të treguar qasje pozitive ndaj personazhit për të cilin merret vendimi, pavarësisht se në fund, mund të rezultonte gjithsesi nagtiv. Unë besoj fort se anëtarësia e PD-së, apo qoftë edhe vetëm kryesia, përpara Berishës do zgjidhnin SHBA-në. Përpara të shkuarës, sado e lavdishme dhe ngazëllyese, do zgjidhnin të ardhmen. Ndaj në këtë kontekst, nuk e kuptoj fare arsyet se përsa Basha zgjodhi të marrë përsipër një barrë kaq të rëndë, kur askush në botë nuk ia ka kërkuar.

Vendimi që mori Basha pas lënies mbi tavolinë të “Urdhërit” të SHBA për përjashtim e Berishës e lexoni se ndodhi pa dijeninë e Berishës apo ai ishte në dijeni për vendimin e Bashës? Kujtojmë që Berisha tha se është njoftuar 30 min para daljes së vendimit në media?

Unë them se Basha ka tentuar deri në fund që me njëlloj diplomacie që nuk i shkon aspak që ta bëjë me liderin historik të demokratëve, të arrinte të zbuste qoftë qëndrimin e SHBA, qoftë edhe largimin me qetësi të Berishës. Gaboi. Gaboi, sepse nuk mori as të parën dhe as të dytën. Amerikanët nuk negociuan fare, ashtu sikundër e deklaroi edhe vetë Basha, ashtu sikundër edhe Berisha nuk priste që pupili i tij, ai për të cilin ka lobuar fort që prej 2005-ës, do ti kthente krahën. Unë i besoj Berishës në këtë rast kur pohon se u lajmërua nga Basha për vendimin vetëm 30 minuta përpara sesa ky i fundit ta bënte publik. Dhe për më tepër, çudia më e madhe e konsideruar pse jo edhe tejet amatore, është mënyra sesi Basha e ndërmori këtë gjë: dha vendimin pastaj bëri mbledhjen e kryesisë. Nuk arrij dot ta kuptoj këtë lloj sjellje të kryetarit të PD-së. Basha i kishte të gjitha mundësitë, që qoftë edhe formnalisht, ta diskutonte më përpara në mbledhjen që klishte thirrë të enjten e shkuar në orën 18:30 dhe më pas të dilte po të njëjtin vendim. Por të paktën nga ana formale do dukej se ishte konsultuar me kryesionë dhe grupin parlamentar. Ndërkohë ai bëri të kundërt, çka e bënë kryekëput fajtor dhe përgegjës.

Të kuptohemi: vendimi i Bashës ndaj Berishës ka qenë i detyruar dhe ndoshta edhe pa asnjë rrugëdalje, por gjithsesi Basha duhej ta kishte bërë qoftë edhe formalisht procedurën e largimit të Berishës nga grupi parlamentar. Fakti që nuk e bëri më bën të besoj se ose Basha ka pasur frikë se pjesa më e madhe e grupit të PD-së do të ishin kundër largimit të Berishës, ose se përderisa po merrte një vendim kaq të rëndësishëm për të dhe për PD-në, atëherë më mirë ti merrte ai vetë personalisht lëvdatat e SHBA-së, çka më duket si tejet hipokrite për një lider që pretendon të bëhet kryeministër.

Lexo edhe :  Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?

Si mendoni se do e ketë punën në parti Basha, jo vetëm me deputetët por edhe me bazën?

Unë besoj se zërat kundër kanë dalë tashmë, por gjithsesi anëtarësia e PD-së më shumë se gafave dhe gabimeve të lidershipit të saj, do të mundohet që të shikojë nga e ardhmja. Demokratëve nuk u intereson që partia të krijojë një tjetër çarje, e cila në këtë rast, kur përballë kemi liderin historik, do të rrezikonte seriozisht ekzistencën e vet. Me këtë nuk dua të them se nuk do të kishte më PD, por zor se kjo forcë do mund të pretendonte më që të vinte e vetme në pushtet.

Berisha e quajti Bashën “vegël mjerane të Ramës” ose e thënë ndryshe një bashkëpuntor i Ramës duke shkërmoqur partinë. Si e shihni ju këtë akuzë?

Kjo është një gafë apo edhe më keq akoma, një gabim i rëndë i Berishës. Ky i fundit për mendimin tim, me qëndrimet prej kryqëzori që ka mbajtur ditët e fundit e ka dëmtuar shumë herë më shumë PD-në. Mos harrojmë një gjë tejet thelbësore: Basha është aty ku është sepse ka dashur Berisha. Ky i fundit jo vetëm e ka sponsorizuar ngritjen e Bashës në krye, fillimisht si ministër, më pas si kryetar bashkie, por i fali edhe partinë në 2013-ën. Ka qenë po ky Berishë që në asnjë moment nuk foli kur Basha largoi Topallin, Imamin, Patozin, e shumë e shumë të tjerë, duke krijuar fraksione në parti. Ishte ky Berishë që marrëveshjen Rama-Basha të 17 majit 2017 e konsideroi si një “ëin-ëin story”, ndërsa sot një bashkëqeverisje e shikon si shkatërrimter (dhe sipas meje është e tillë). Ishte ky Berishë që nuk hapi gojën edhe kur PD-ja humbi 5 palë zgjdhje radhazi. E pra, në këto kushte, kryqëzimi që i bën sot Bashës tregon qartë se për Berishën ka më shumë vlerë (ose ka vetëm vlerë), ai si politikan dhe jo PD-ja. Unë prisja që të paktën në këto kushte, Berisha, duke qenë se ka marrë jashtëzakonishut shumë nga partia, nuk do të vinte interesin personal mbi intereisn e PD-së. Demokratët janë në një udhëkryq të jashtëzakonshëm dhe Berisha do duhet të kuptojë më së miri se më shumë sesa karriera e tij politike, e cila në fakt do duhej të kishte përfunduar me kohë; më shumë sesa mbrojtja e dinjitetit të tij njerëzor sikundër thotë, të cilin mund ta bëjë edhe pa kryqëzuar Bashën dhe dëmtuar partinë; më shumë sesa mbrojtja fanatike ndaj familjes së tij, sot të mendonte ti jepte diçka më shumë Partisë Demokratike. Ka qenë kjo parti, ky grupim që e bëri president dhe kryeministër, ndaj të dëmtosh PD-në sepse tanimë ai që vure me dorën tënde dhe e mbrojtje me fanatizëm të largoi, totalisht i detyruar nga partia, nuk më duket aspak e drejtë.

Kush mendoni se janë hapat që Berisha do ndërmarr sepse ai po lexohet që do të rrëzojë Bashën si kryetar?

Hapi i vetëm është thirrja e kongresit të jashtëzakonshëm. Do duhet 1/3 e firmave të delegatëve për të thirrë një kongres dhe më pas aty të kërkohet shkarkimi i Bashës. Por kuptohet, edhe nëse arrihet që të mblidhet kongresi, çka e shoh gjithsesi shumë të vështirë, zor se Basha do të rrëzohet nga pozicioni i kryetyarit, kjo edhe për faktin se sot më shumë se kurrë demokratët po kuptojnë se nga zënkat mes tyre përfiton vetëm Rama.

Basha do të jetë “i vetëm me grupin e tij”, apo nëse rrezikohet vërtetë mund të ketë sërish ndërhyrje nga SHBA që Berisha të ketë larg duart nga drejtimi i partisë?

Unë nuk besoj se SHBA do të ndërhyjë më në këtë histori, pasi ajo çka kërkonte, e mori. Sot PD-ja dhe opozita janë në ditët e veta më të zeza. Nëse SHBA ka dashur pikërisht këtë gjë, atëherë ai ka arritur qëllimit. Madje do shtoja se në rast se Basha do të bashkëqeverisë me Ramën, në çfarëdolloj mënyre të mundshme (nuk është e thënë të ketë  ministra apo zv/ministra), sikundër përflitet prej kohësh, skenar ky që mbështetet edhe nga ambasadoja amerikane, atëherë e them me bindje të plotë se PD-ja shkrihet si parti. Rama bëhet “mbret”, Basha do jetë thjesht një vasal i këtij të fundit, pa pikë personaliteti edhe sikur më pas të bëhet edhe kryeministër (dakordësia mund të jetë që pas disa vitesh, kur të mërzitet Rama, Basha të bëhet kryeministër edhe falë PS-së dhe SHBA-së), por Partia Demokratike nuk do të ekzistonte më fare.

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV