BE jep 5.7 mln euro për regjistrimin digjital të pronave, Yuri Kim: Është e domosdoshme

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

5.7 mln euro do të ndaj Bashkimi Europian për Shqipërinë, si një ndihmë për regjistrimin digjital të pronave. Lajmi është dhënë nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili me anë të një postimi në rrjet sociale shkruan se në vendin tonë do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës .

“Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Lidhur me këtë ndihmë nga BE, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila ka treguar mbështetjen e saj për këtë nismë.

Kim thotë se zgjidhja e drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.

“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Yuri Kim.

Të fundit

BE jep 5.7 mln euro për regjistrimin digjital të pronave, Yuri Kim: Është e domosdoshme

5.7 mln euro do të ndaj Bashkimi Europian për Shqipërinë, si një ndihmë për regjistrimin digjital të pronave. Lajmi...

Britania do të vaksinojë 32 mln njerëz me dozën e tretë para dimrit

32 milionë britanikë do të marrin një dozë përforcuese anti-Covid duke filluar nga java e ardhshme, si përpjekje e autoriteteve vendase për të shmangur...

Zbulohet ferma gjigante e kanabisit, policia britanike vë në pranga dy shqiptarët

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike, gjatë një aksioni ku është zbuluar një fermë e madhe kanabisi. Sipas autoriteteve britanike, “shtëpia e...

Young Boys ‘shokon’ United në fund, përfundon në barazim sfida e penalltive në Sevilla (Video)

Manchester United nuk ka arritur ta nisë mbarë aventurën e këtij sezoni në Champions League, Djemtë e Solskjaer u mundën 2-1 në Zvicër nga...

Lajm i fundit/ Meta miraton Qeverinë “Rama 3”, ia dërgon dekretin Kuvendit

Pasi mori përgjigjen nga SPAK dhe prokuroria e Përgjithshme se asnjë nga ministrat nuk janë në hetim, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë e...

Lajme të tjera

Web TV