Braçe shpërndan mesazhin e kongresmenes amerikane: Takso të pasurit! Në Amerikë nuk kanë pikën e kompleksit ta thonë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe mbështet taksimin për të pasurit dhe lehtësimin e kësaj barre për klasën e punëtore dhe shtresën e mesme.

Këtë Braçe e ka bërë të qartë përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foton e Alexandria Ocasio-Cortez, kongresmene dhe politikane e njohur amerikane, e cila në ceremoninë e ‘Met Gala’, në fustanin e saj kishte shkruar: “takso të pasurit”.

Teksa poston këtë foto, Brace thotë se në Amerikë nuk kanë kompleks për ta thënë këtë dhe madje edhe për ta bërë. Ai ka publikuar edhe një mesazh të Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili tha se një mësues nuk duhet të paguaj më shumë taksa se një kompani nafte.

“Ne do të heqim taksat për klasën e mesme, duke u siguruar që korporatat e mëdha e të pasura të paguajnë atë çka është e drejtë”, citon Braçe, Biden.

Sipas Braçes, nevojiten politika të qarta që bëjnë drejtësi fiskale, duke favorizuar klasën punëtore dhe shtresën e mesme.

“Takso te pasurit! Sepse në Amerikë nuk kanë pikën e kompleksit për ta thënë këtë! Madje edhe për ta bërë këtë!

2021 Met Gala është rikthyer dje në New York dhe përfaqësuesja demokrate në Kongres e Bronksit, ishte veshur kështu, duke “thirrur”: takso te pasurit!

Po dje, Presidenti Biden, postoi ne Twitter:

“Fakti është se zjarrfikësi, nuk duhet të paguajë më shume taksa se një kompani e tërë IT. Një mësues nuk duhet të paguajë më shume taksa së një kompani nafte. Ne do te heqim taksat për klasën e mesme, duke u siguruar që korporatat e mëdha e të pasura të paguajnë atë çka është e drejtë”.

Nuk ka “specie ne zhdukje”, por politika të qarta që bëjnë drejtësi fiskale duke favorizuar klasën punëtore dhe shtresën e mesme!”, shkruan Braçe.

Lexo edhe :  Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Në vendin tonë në fuqi është taksa progresive që parashikon 0 taksim për pagat deri në 30 000 lekë; 13% taksë për pagat nga 30 000 në 150 000 lekë dhe 23% taksë për pagat mbi 150 000 lekë.

Të fundit

EMRAT/ Kush janë këshilltarët e opozitës që votuan pro Blerina Balës

Pas 10 muajsh me kryetar në detyrë, tashmë bashkia e Himarës ka një kryetare të komanduar në krye të...

Keni bërë plane për këtë fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë...

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se Shqipëria i ka shpresat tek...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Lajme të tjera

Web TV