Ish krerët e UÇK-së dalin sot para Speciales në Hagë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e shtatë e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 14:30.

Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30”, njofton Specialja.

Ndërkohë që ditë më parë ka përfunduar konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen e ish-kryetarit të Organizatës së Veteraneve të Luftës, Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj. Gjatë konferencës trupi gjykues nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë mes tjerash se gjykimi në këtë çështje do të fillojë me 7 tetor me deklaratën hyrës të ZPS-së.

Paraqitja e provave të ZPS -së do të fillojë më 18 tetor dhe ZPS-ja do të thërrasë 3 dëshmitarë dhe do të ketë 4 ditë seanca dëgjimore për çështjen e saj. Datat e synuara për mbylljen e çështjes së ZPS-së dhe gjykimit në tërësi janë caktuar përkatësisht më 9 nëntor dhe 17 dhjetor 2021”, bëhet e ditur në faqen e Dhomave të Specializuara.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.


Të fundit

Ish krerët e UÇK-së dalin sot para Speciales në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e shtatë e radhës për ecurinë...

PD-ja si hall privat i dy B-ve

Nga Lorenc Vangjeli Vetëm pak orë para se të niste seanca plenare, e para për këtë legjislaturë, Lulzim Basha publikoi në media një deklaratë që...

Tiranë/ Policia sekuestron 21 kg kanabis në formë çokollate, në pranga 37-vjeçari

21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit 'Camel'...

Rruga e Berishës pa ardhmëri, mbështetja për të vetvrasje politike

Nga Plator Nesturi Vetëm pak orë para se të niste seanca plenare, e para për këtë legjislaturë, Lulzim Basha publikoi në media një deklaratë që...

Basha zgjodhi SHBA-në, Berisha po gabon dyfish

Nga Leonard Karaj Vetëm pak orë para se të niste seanca plenare, e para për këtë legjislaturë, Lulzim Basha publikoi në media një deklaratë që...

Lajme të tjera

Web TV