Sherr mes adoleshentësh, vjedhje e dhunë ndaj gruas, arrestohen 6 persona në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale. Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar në plagosje me mjet prerës. Policia procedoi autorin dhe dy të mitur të tjerë 16 e 17 vjeç të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt.

Po ashtu u ndalua një 29-vjeçar pasi vodhi një mjet duke mashtruar.

Një 34-vjeçar tjetër ndërkohë u ndalua për dhunë në familje pasi theu urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi bashkëshorten.

Një tjetër rast dhune në familje ka ndodhur në Vorë teksa është arrestuar 32-vjeçari që dhunonte gruan.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale E. Zh, 16 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij G. R. Në vijim të veprimeve u proceduar dhe dy shtetas të mitur të tjetër 16 dhe 17 vjeç, të dyshuar si pjesmarrës në konflikt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim B. K., 29 vjeç, pasi me datë 24.05.2021, në anë të mashtrimit i ka vjedhur mjetin në përdorim nga shtetasi P. P.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim L. M., 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi duke thyer urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Lexo edhe :  A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;

A.D., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa...

Kandidimi i Belerit në Himarë/Minxhozi:Qëllimi për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se kandidimi i Fredi Belerit si...

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV