Besnikët e Trump po lobojnë në Kongres kundër tërheqjes së refugjatëve afganë në SHBA

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në një kohë që mijëra refugjatë afganë që po u ikin talebanëve po mbërrijnë në SHBA dhe të tjerë janë strehuar në vende të treta, si Shqipëria, në pritje për vizën amerikane, një pjesë e vogël e ish-zyrtarëve të administratës së Donalt Trump po punojnë për të nxitur republikanët që të kundërshtojnë ardhjen e tyre.

Ish-zyrtarët janë të angazhuar në editoriale, mendime, kritika e analiza, duke dalë në televizionet konservatore dhe duke u takuar privatisht me ligjvënësit e GOP-të për të thënë se përse, sipas tyre, afganët nuk duhet të strehohen në SHBA. Të gjitha po vlerësohen nga ekspertët si një përpjekje për ta kthyer çështjen e Afganistanit në një mundësi për të shtyrë përpara një axhendë më të ashpër emigracioni.

“Është një bashkëpunim i bazuar në bindjen e ndërsjellë,” tha Stephen Miller, arkitekti i politikave më konservatore të Presidentit Donald Trump për imigracionin dhe mes personave të angazhuar në këtë çështje. “Theksi im ka qenë bashkëbisedimi me anëtarët e Kongresit për të krijuar mbështetje për kundërshtimin e planeve të përgjithshme të administratës së Biden për refugjatët”, vijoi ai.

Qasja nuk është përqafuar nga të gjithë udhëheqësit republikanë. Disa që e quajnë atë dashakeqëse dhe në kundërshtim me mësimet e krishtera që janë të rëndësishme për ungjillorët, që luajnë një rol kritik në bazën e Partisë Republikane. Strategjia mbështetet në taktikat e zakonshme gjatë qëndrimit të Trump në Presidencë, përfshirë argumentimet me ngjyrime raciste, përhapja e panikut dhe akuzat e rreme.

Linjat e ashpra brenda republikanëve duke se i kanë përqafuar këto dogma dhe nuk i kushtojnë shumë rëndësi realitetit njerëzor që po shpaloset në Afganistan, ku ata që punuan me amerikanët gjatë luftës dhe shumë të tjerë janë të rrezikuar seriozisht nga talebanët.

Lexo edhe :  Pezullohet futja e afganëve në SHBA: Janë identifikuar disa raste me një sëmundje ngjitëse

Por republikanët që e shtyjnë çështjen janë duke vënë bast se mund të hapin një front të ri të bazuar te divergjenca kulturore që janë mes amerikanëve dhe afganëve. Që nga zgjedhja e Presidentit Joe Biden ata kanë kombinuar nxitjen e ndjenjave antiemigracion, që tashmë e shoqërojnë edhe me tërheqjen kaotike nga Afganistani, që e quajnë dështim të Biden.

“Nga pikëpamja politike, çështjet kulturore janë çështjet më të rëndësishme që janë në mendjen e popullit amerikan”, tha Russ Vought, ish-shefi i buxhetit i Trump dhe President i Qendrës për Ripërtëritjen e Amerikës.

Bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump ngrenë edhe çështjet e sigurisë. Por, zyrtarët këmbëngulin se çdo afgan që hyn në SHBA i nënshtrohet një verifikimi të gjerë që përfshin shqyrtime të plota biometrike dhe biografike të kryera nga inteligjenca, agjencitë e tjera të sigurisë dhe personeli kundër terrorizmit.


Të fundit

Besnikët e Trump po lobojnë në Kongres kundër tërheqjes së refugjatëve afganë në SHBA

Në një kohë që mijëra refugjatë afganë që po u ikin talebanëve po mbërrijnë në SHBA dhe të tjerë...

“Do dal nga burgu dhe do të vras!”/ Anila Hoxha rrëfen detaje nga telefonata mes Sabrina Begajt dhe autorit

Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer telefonatën e Sabrina Begjt dhe Elton Metajt. “Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras i ka...

“Pfizer” nxjerr studimin: Përse duhet doza e tretë e vaksinës?

Dilemat nëse duhet të injektohet doza e tretë e vaksinës apo jo vazhdojnë në shumë vende. “Pfizer” deklaron se të dhënat nga SHBA dhe...

Champions League/ Dortmund nuk zhgënjen ndaj Besiktas, fitore historike për Sheriff Tiraspol (Video)

Ka nisur me një fitore në transfertë aventura e Borussia Dortmund në Champions League. Verdhezinjtë, në fakt, kanë mundur 2-1 Besiktas-in në Stamboll, në javën...

Dokumentari “Vrasja e dy biznesmenëve miliarderë amerikanë në Mamurras” nga Roland Qafoku (Video)

97 vjet nga vrasja e dy biznesmenëve miliardierë amerikanë në Mamurras. Historia e rëndë që e hodhi Shqipërinë 1 mijë vjet pas. Për herë të...

Lajme të tjera

Web TV