Dënohet me 28 vjet burg “baroni i drogës”, në Meksikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-udhëheqësi i kartelit Juarez, Vicente Carrillo Fuentes është dënuar me 28 vjet burg për trafik droge.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mbi të pandehurin rëndojnë akuzat e përfshirjes në krimin e organizuar, operacione me burime të paligjshme dhe koleksion armësh.

Carrillo u kap në tetor 2014 në shtetin verior Coahuila, ai ishte një nga 5 kriminelët më të kërkuar nga Agjencia e Luftimit të Drogës ose DEA.

I akuzuar për krime të shumta, Carrillo është fajësuar për përshkallëzimin e dhunës në shtetin verior Chihuahua, duke e bërë qytetin Juarez si një nga qytetet më të rrezikshëm në botë.

Ndër të tjera mediat e huaja raportojnë se Vicente Carrillo Fuentes mori kontrollin e Kartelit Juarez në vitin 1997 pasi vëllai i tij Amado Carrillo, i njohur si “Zoti i Qiellit”, vdiq gjatë një operacioni plastik, të cilit ai dyshohet se iu nënshtrua për të ndryshuar pamjen e tij fizike për të shmangur arrestimin.

DEA shpalli kartelin Juarez si një nga shpërndarësit kryesorë të substancave ilegale përmes kufirit amerikan. FBI-ja gjithashtu ishte në kërkim të Carrillos për vrasje, pastrim parash dhe akuza për trafik droge.

Që nga arrestimi i tij në 2014, narko-bosi ka apeluar çështjen e tij disa herë.

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV