Liverpool përmbys Milanin, Interi e pëson në fund nga Reali! PSG me Messin ndalet nga Club Brugge

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Liverpool ka arritur të fitojë me shifrat 3-2 supersfidën e sotme ndaj Milanit, pas një ndeshje të jashtëzakonshme, më e bukura e mbrëmjes së sotme dhe jo vetëm.

Liverpool shënoi i pari me autogolin e Tomorit pas vetëm 9 minutash dhe Milani përmbysi brenda të parës me Rebic (42′) dhe Brahim Diaz (44′), pasi Salah kishte humbur penallti.

Në të dytën ishte radha e përmbysjes për Liverpool, që shënoi me Salah (48′) dhe Henderson (69′), duke vulosur shifrat 3-2. Ndërkohë, doza më të vogla spektakli kishte në “San Siro”, aty ku Real Madrid fitoi me shifrat 0-1.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar, me dy skuadrat që dominuan në disa fraksione njëra-tjetrën. Real Madrid shtoi marshet në fund dhe gjeti golin me talentin Rodrygo, që mbylli me sukses një aksion shumë të bukur në minutën e 90.

Suprizën e madhe sot e ka bërë Clubb Brugge, që barazoi 1-1 ndaj PSG, që në fushë kishte Messi-Neymar-Mbappe, por pa efekt. Herrera (15′) kaloi shpejt në avantazh parizienët, por belgët barazuan “flakë” me Hans Vanaken (27′).

Më pas nuk kishte më gola dhe gjithçka u mbyll në barazim. Manchester City dhe Leipzig dhuruan festival golash sonte, duke shënuar 9 të tillë, me ndeshjen, që u mbyll me shifrat 6-3 për skuadrën e Guardiolës. Leipzig ishte gjithë kohës në ndjekje, por kampionët e Anglisë ishin “anormalë” sonte.

Edhe Ajax ishte spektakolar sonte. Djemtë e Ten Haag tundën rrjetën plot pesë herë në Lisbonë ndaj Sporting, duke triumfuar 5-1. Porto dhe Atletico Madrid morën nga një pikë, pas barazimit 0-0.


Të fundit

Liverpool përmbys Milanin, Interi e pëson në fund nga Reali! PSG me Messin ndalet nga Club Brugge

Liverpool ka arritur të fitojë me shifrat 3-2 supersfidën e sotme ndaj Milanit, pas një ndeshje të jashtëzakonshme, më...

Bebe Rexha kujton me nostalgji vitet e fëmijërisë: Me stërgjyshen time të dashur në Gostivar, kur isha vetëm 4 vjeç

E kush nuk ka nostalgji për vitet e fëmijërisë? Me lule në dorë dhe një fustan lejla, ylli shqiptar i pop-it, Bebe Rexha, ka...

Qeveria hungareze: Filmat me homoseksualë, njësoj si ata horror

Qeveria hungareze u ka dërguar transmetuesve udhëzimet për kufizimet që duhet të zbatojnë kur shfaqin filma me homoseksualë. Kufizimet janë të njëjta me ato që...

Italia merr vendimin, asnjë punonjës s’do të pranohet në punë pa pasaportën e vaksinimit

Të gjithë punëtorëve në Itali në sektorin publik dhe privat do t’u kërkohet të kenë një leje jeshile shëndetësore që dëshmon se një person...

‘O zyshe je super p****, të kam …’/ Skandal në shkollë, minorenët flasin me gjuhë vulgare para mësueses (Video)

Një video skandaloze është duke qarkulluar në rrjet, ku tregon se ku ka degraduar arsimi në Shqipëri dhe se çfarë kulture po u japim...

Lajme të tjera

Web TV