Produkte ushqimore të sigurta nëpërmjet forcimit të standarteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andon Rrapokushi
Drejtor i Departamentit të Çertifikimit Doni Fruits, Lushnje

Ka ende shumë për të bërë në drejtim të prodhimit dhe tregtimit të ushqimeve të sigurta dhe të shëndetshme, thënë ndryshe, të forcimit të sigurisë ushqimore. Problemet në këtë fushë lidhen me disa faktorë, dhe dy ndër më kryesoret janë, së pari higjiena në ferma dhe në pikat e grumbullimit, dhe së dyti tregtimi dhe përdorimi i pesticideve, të ashtuquajtura PMB – Produkte për Mbrojtjen e Bimëve. Këta faktorë luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në prodhimin e ushqimeve të sigurta dhe të shëndetshme.

Rritja e eksporteve të produkteve bujqësore shqiptare vitet e fundit në tregjet europiane, sidomos në ato me vlerë të lartë siç janë Gjermania, Suedia, Austria etj, është një tregues i rëndësisë së madhe që ka prodhimi bujqësor në ekonominë e vendit tonë. Sipas shifrave zyrtare kjo rritje për 6 mujorin e parë të vitit 2021 është 17% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2020.

Prodhimi i frutave dhe perimeve është në rritje, dhe kjo tregon gjithashtu për një përdorim më me efikasitet të tokës bujqësore falë futjes së teknologjive të reja dhe varieteteve cilësore të farave si edhe të fidaneve që prodhohen në vend nga disa agrobiznese të mirënjohura në Maminas, në Divjakë dhe në Shirgjan.
Ndërtimi dhe vënia në funksionim e pikave të reja të grumbullimit dhe eksportit, të pajisura me makineri të teknologjisë bashkëkohore për manipulimin e frutave dhe perimeve, për më tepër me kushte pune dhe mjedise me standart të lartë për punëtorët siç është ajo e Doni Fruits në Lushnje, një ndër më të mëdhatë jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajonin e Ballkanit, gjithashtu janë një katalizator i fuqishëm i nxitjes së prodhimit bujqësor dhe eksporteve shqiptare. Në këtë drejtim, çertifikimi i produkteve, qoftë ai GlobalG.A.P. ashtu edhe çertifikime të tjera, BRC, ISO etj vitet e fundit gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Megjithatë ka ende shumë për të bërë në drejtim të prodhimit dhe tregtimit të ushqimeve të sigurta dhe të shëndetshme, thënë ndryshe, të forcimit të sigurisë ushqimore. Problemet në këtë fushë lidhen me disa faktorë, dhe dy ndër më kryesoret janë, së pari higjiena në ferma dhe në pikat e grumbullimit, dhe së dyti tregtimi dhe përdorimi i pesticideve (të ashtuquajtura PMB – Produkte për Mbrojtjen e Bimëve). Këta faktorë luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në prodhimin e ushqimeve të sigurta dhe të shëndetshme.
Ajo që vërejmë gjatë vizitave dhe inspektimeve në kuadër të procesit të çertifikimit GlobalGAP në sera (më pak në fushë të hapur) është fakti që ndërsa brenda serave në përgjithësi fermerët janë të kujdesshëm që të kenë një higjienë sa më të mirë dhe të kënaqshme duke krijuar kushte të përshtatshme për rritjen e shëndetshme të bimëve, jashtë tyre higjiena lë për të dëshiruar, sepse në jo pak raste serat diellore rrethohen nga grumbuj plasmasi të vjetër, bidona plastikë bosh të pesticideve të përdorura, e sende të tjera të panevojshme; këto mbeturina materialesh janë burime ndotjesh të ndryshme, fizike, kimike apo mikrobiologjike për produktet bujqësore që kultivohen, ndërsa mungojnë koshat pranë serës ose parcelës për grumbullimin e tyre.
Fermerët duhet të jenë më të kujdesshëm me zbatimin e rregullave të higjienës në fermë, ndërsa pushteti vendor, sidomos bashkitë ose njësitë administrative të fshatrave në zonat me shumë sera, si Lushnja, Berati, Divjaka, Cerriku etj. duhet të vendosin më tepër kazanë të përshtatshëm për grumbullimin e mbetjeve dhe të bëjnë një oganizim më efikas për tërheqjen e tyre.

Përveç përmirësimit të higjienës në ferma dhe në pikat e grumbullimit, një problem tjetër aktual që ka lidhje të drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, është ai i spërkatjeve me pesticide. Ka një listë të miratuar nga Ministria e Bujqësisë se cilat janë produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB-të) që lejohen të përdoren në Republikën e Shqipërisë dhe cilat nuk lejohen pasi janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Kjo listë përditësohet çdo vit, duke hequr nga importimi dhe përdorimi produktet që rezultojnë të rrezikshme dhe duke shtuar PMB të reja më të mira dhe më të sigurta. Lista aktuale e vitit 2021 përfshin 335 PMB të lejueshme, që mund të përdoren për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve.
Një vit më parë, pra lista e 2020-s përmbante 339 të tilla. Ka edhe një listë nr. 2 e cila përmban PMB-të që nuk lejohen të importohen në vendin tonë dhe për vitin 2021 janë 118 të tilla. Sa i njohin fermerët këto lista, çfarë pesticidesh lejohen dhe çfarë nuk lejohen? Shumë pak. Informacioni në nivel ferme për PMB-të është shumë i kufizuar, jo vetëm për listat por edhe për kushtet sesi ato duhen ruajtur dhe përdorur.
Fakt është që kur blejnë pesticidet fermerët interesohen vetëm për efikasitetin ndaj dëmtuesve dhe për dozën e përdorimit. Shumë i rëndësishëm është informacioni që përmban etiketa, zbatimi rigoroz i karencës dhe mostejkalimi i dozës së përcaktuar, si edhe i rregullave të spërkatjes, veshja mbrojtëse, maskat, larja dhe pastrimi i pompave dhe kompresorëve etj.

Lexo edhe :  Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Kryerja e analizave të frutave dhe perimeve në laboratorë të çertifikuar me standartin ISO 17025 është e domosdoshme për të parë sa i sigurt është produkti që konsumojmë dhe për të zbuluar nivelin e mbetjeve të lëndëve aktive që mund të gjenden në frut, nëse ky nivel është më poshtë apo më lart sesa maksimumi i lejuar i mbetjeve (MRL).
Duke mos njohur mirë rregullat dhe informacionin e nevojshëm të përmendur më sipër, si rezultat fermerët bëjnë edhe gabime gjatë trajtimit të bimëve me PMB. Dhe në rastet kur analizat e produktit tregojnë gjurmë të lëndëve aktive dukshëm mbi normën e lejuar MRL, apo aq më keq të lëndëve aktive që janë hequr nga lista për përdorim, atëhere jemi përballë një situate tjetër, serioze, sepse produkti nuk është më i sigurt, situatë e cila duhet menaxhuar mirë dhe shpejt për të tërhequr produktin e ndotur menjëherë nga tregu ose ferma dhe për të ndërmarrë masat korrigjuese për asgjësimin e tij sipas rregullave, gjë që nuk është një proces i lehtë dhe kërkon një bashkëpunim dhe koordinim të shpejtë dhe efikas të aktorëve kryesorë të përfshirë, si prodhues, grumbullues, AKU, Trupë Çertifikimi kur produkti është i çertifikuar etj.
Gabimet janë të lidhura gjithashtu me ata tregtarë inputesh të cilët shesin akoma pesticide që janë hequr prej listës së miratuar të PMB-ve, por që i kanë stok dhe s’dihet sesa është stoku i tyre, dhe me asistencën e pamjaftueshme dhe të mangët teknike tek fermerët.
Nëqoftëse do të marrim si referencë standartin IFA (Integrated Farm Assurance-Siguria e Fermës së Integruar), si një ndër standartet më të gjera dhe më të plota për fruta- perimet, aquakulturën, florikulturen dhe blegtorinë, vihet re se pothuajse gjysma e pikave të kontrollit dhe e kritereve i përkasin pikërisht sigurisë ushqimore dhe më pas vijnë kategoritë e tjera, si ruajtja e mjedisit, siguria dhe shëndeti i punonjësve dhe gjurmueshmëria e produktit.

Përmirësimi dhe forcimi i standarteve të larta në prodhimin, manipulimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, dhe procesi i çertifikimit të tyre tashmë kërkon një punë sistematike gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, të vazhdueshme dhe larg spontanitetit.
Kjo realizohet nëpërmjet dijeve, trajnimeve, kurseve profesionale etj pa harruar inspektimet dhe kontrollet e nevojshme. Rritja e njohurive të fermerëve dhe e të rinjve që janë futur në fushën e bujqësisë dhe të agrobiznesit është e pazëvendësueshme.
Informacioni duhet çuar deri në nivel ferme jo vetëm me takime e trajnime, por edhe nëpërmjet aktiviteteve praktike, eksperimenteve me varietete të reja, të organizuara me përfshirjen e aktorëve kryesorë, fermerë, agronomë të rinj, specialistë, kompani eksportuese. Këto forma do të rrisin edhe ndërgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë e tyre për sigurinë ushqimore.
Bashkëpunimi dhe marrëveshjet me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe me kompanitë e huaja të prodhimit të farave dhe pesticideve, apo me ekspertë të huaj duhen parë si një mundësi për të realizuar format e mësipërme si edhe për tërheqjen dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në bujqësi, një problem me rëndësi strategjike për të ardhmen e bujqësisë shqiptare.

Zbatimi i rregullave, luftimi i abuzimeve me pesticidet që nuk lejohen apo me spërkatjet jo profesionale, çertifikimi i produkteve, pra në përgjithësi, përballja pa kompromis me problemet që has sot sektori i prodhimit dhe i agrobiznesit, do të forcojnë dhe përmirësojnë më tej imazhin publik për të pasur produkte të shëndetshme si për tregun vendas ashtu edhe të huaj, duke konkuruar me sukses në tregun rajonal dhe global të ushqimit.

Të fundit

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta,...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV