Qeveria ‘Rama 3’ publikon programin, ja 5 shtyllat kryesore

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Teksa ditën e nesërme pritet që në Kuvendi të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar, maxhoranca ka publikuar që sot programin për 4 vitet në vijim. Që në fjalitë e parë shpallet objekti parësor i qeverisjes në mandatin e tretë të socialistë që sipas tyre është ngjitja e vendit më lart në shkallën e zhvillimit.

PS shpalos 5 shtyllat kryesore të programit që janë: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që  krijon shanse për të gjithë. 3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë,  bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Mandati i tretë i kësaj maxhorance është historik dhe vendimtar për Shqipërinë e dekadës që sapo ka filluar dhe sidomos për hapat që do të shoqërojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja pse programi qeverisës është konceptuar si një plan i kujdesshëm dhe i detajuar reformash dhe aksionesh, që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes vizionin “Shqipëria 2030”, një projekt madhor që mishëron ambicien tonë për ta çuar Shqipërinë në nivelin tjetër të zhvillimit. Pas dy mandateve sfiduese për qeverisjen socialiste, pas mandatit të parë gjatë të cilit u jetësuan reformat më të vështira por të domosdoshme për vendin dhe pas mandatit të dytë ku përballuam me sukses dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, si tërmeti dhe pandemia, sot kemi themele të forta mbi të cilat do të ndërtojmë Shqipërinë 2030, një shtet evropian që vendos një tjetër standard të qeverisjes në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në nisje të prezantimi të programit.


Të fundit

Qeveria ‘Rama 3’ publikon programin, ja 5 shtyllat kryesore

Teksa ditën e nesërme pritet që në Kuvendi të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar,...

Zbulohen 15 predha të luftës së dytë botërore në Vlorë

Zbulohen 15 predha në Vlorë, Burime bëjnë me dije për ABC se predhat e vjetra mendohet se i përkasin luftës së dytë botërore. Ato janë...

Produkte ushqimore të sigurta nëpërmjet forcimit të standarteve

Andon Rrapokushi Drejtor i Departamentit të Çertifikimit Doni Fruits, Lushnje Ka ende shumë për të bërë në drejtim të prodhimit dhe tregtimit të ushqimeve të sigurta...

Prokuroria Speciale për ish kreun e UÇK-së: Të gjithë viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë të pafajshëm

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka hapur sot gjykimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte. Prokurori i...

Bie masivi i mineralit në një minierë në Bulqizë, bllokohet brenda një minator

Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë. Për pasojë dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda saj një...

Lajme të tjera

Web TV