Von der Leyen për Covid-19 në fjalimin vjetor të BE-së: Të mos shndërrohet në një pandemi e të pavaksinuarve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Strasburgu, para eurodeputetëve presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbajtur fjalimin e saj vjetor.

Von der Leyen nënvizoi se prioritet i unionit është shpërndarja e vaksinave duke bërë me dije se deri në mesin e vitit të ardhshëm në vendet me të ardhura të ulëta do të shpërndahen 200 milionë doza.

Të mos shndërrohet në një pandemi e të pavaksinuarve. Duhet të marrim masa për të përballuar një tjetër situatë të rëndë shëndetësore, sepse kemi mjetet e duhura shkencore”, u shpreh presidentja para eurodeputetëve.

Në përpjekje për të treguar edhe njëherë mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Von Der Leyen ka theksuar se do të mbajë një vizitë zyrtare brenda këtij muaji.

Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në,” ka thënë Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian ka folur edhe lidhur me situatën e afganëve duke bërë me dije se ndihmat për ta do të shtohen ndjeshëm.

Ne jemi pranë afganëve. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur rrezikun e një krize urie dhe një katastrofe humanitare. Për këtë ne do të rrisim ndihmën tonë për Afganistanin me 100 milion euro, pjesë e një pakete të re mbështetëse për” Afganistanin “ Me njoftoi presidenti.

Zyrtarja e lartë tha se Europa ka nevojë për një shpirt, një ideal dhe dëshirën e politikes për t’i shërbyer këtij ideali.


Të fundit

Von der Leyen për Covid-19 në fjalimin vjetor të BE-së: Të mos shndërrohet në një pandemi e të pavaksinuarve

Nga Strasburgu, para eurodeputetëve presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbajtur fjalimin e saj vjetor. Von der...

Edukatorja italiane dhunon fëmijët e kopshtit: Ta heq kokën (Video)

Një edukatore në Monza të Italisë ka dhunuar fizikisht fëmijët ndërsa i ka kërcënuar ata me shprehje të tipit ‘Do të heq kokën’, ‘Do...

Arben Ristani kujton vendimin në 2011 si kryetar KQZ ku shpalli Bashën kryebashkiak: Edhe një fitore që ka në jetë…

Arben Ristani, një nga kundërshtarët më të fortë të Lulzim Bashës, deklaron se edhe një fitore që ka në karrierën e tij Lulzim Basha,...

Ky vaj mund të ndihmojë ndaj dhimbjeve të kyçeve dhe plakjes së lëkurës

Ndërsa plakemi, është në interesin tonë të hamë një dietë të shëndetshme. Plakja na bën më të ndjeshëm ndaj problemeve si sëmundjet e zemrës...

Rishfaqet në Tiranë pas shumë kohësh Silva Turdiu, ish e fejuara e djalit të Mehmet Shehut (Foto)

Pas një periudhe të gjatë mungese, është rishfaqur në Tiranë Silva Turdiu, ish-volejbollistja e njohur. Piktori Avni Delvina ka postuar në Facebook një fotografi...

Lajme të tjera

Web TV