Zonja e Berlinit “shtron” Ballkanin Përëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja Angela Merkel është pritur me një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në Tiranë, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë pritjes në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama ka nderuar Kancelaren gjermane Angela Merkel me ‘Ylli i mirënjohjes publike’. Vetë Kancelarja tha se ndihet e vlerësuar dhe shprehet e kënaqur që ka bashkëpunuar me Ramën. “Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës krishterimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do të mbaj fjalim këtu, se di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, tha Rama. “Jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”, tha Merkel. Gjatë ceremonisë protokollare të mikpritjes së kancelares gjermane Angela Merkel në Pallatin e Kongreseve, ajo që ra në sy ishte qëndrimi ulur i kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel, gjatë këndimit të dy himneve kombëtare. Ka qenë vetë kancelarja Angela Merkel, e cila ka kërkuar karrige për arsye shëndetësore pasi për të nderuar këtë moment nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë. Kancelarja gjermane dhe Rama pas një bisede ‘kokë më kokë’ i janë drejtuar ambienteve të “Business Park”, investim gjerman, ku Merkel zhvilloi takime bilaterale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Është kryeministri Rama që ka publikuar pamjet, ku Merkel ndodhet mes liderëve të rajonit. Ajo ka shkëmbyer përshëndetje me kryeministrat me grusht, duke u shprehur e kënaqur nga takimi. “Planifikova të vija tek secili nga vendet tuaja, por rezultoi e pamundur. Duheshin 3-4 ditë”, tha Merkel, duke e cilësuar veten mikpritëse, pasi siç tha ajo “është tokë gjermane këtu, sepse është investim gjerman”.

Lexo edhe :  Rama: Satelitët do të pasohen nga dronët e armatosur, ja kur do t'i marrim

Merkel: Përshëndes bashkëpunimin rajonal

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen në vizitën e saj të fundit si zyrtare. “Uroj dhe përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë. Sikundër Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut besoj që i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat. Për fat të keq nuk u realizua dot për shkak të vetos bullgare, por kemi premtuar se do të jemi pranë këtij procesi. Shpresoj që deri më 6 tetor të kemi arritur progres”, tha Merkel. Shumëçka ka ndryshuar në marrëdhëniet e popujve të Ballkanit, konstatoi Kancelarja. “Udhëheqësit takohen më shpesh me njëri-tjetrin. Kemi folur gjithashtu për projekte të rëndësishme infrastrukturore, si nisja e punimeve të autostradës së paqes”, tha ajo. Merkel u shpreh se diskutoi me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që, në momentin kur këto vende të futen në BE, kanë edhe detyrime që duhet të përmbushin. “Prandaj ka shumë mundësi për bashkëpunimin rajonal. Prandaj i jam shumë mirënjohës për 4 marrëveshjet e nënshkruara deri tani. Jo të gjithë i kanë nënshkruar, por kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojnë, aq më i fortë do të jetë edhe procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit nuk është zëvendësim për anëtarësimin në BE. Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësimin e këtyre shteteve në BE, por e përshëndes bashkëpunimin rajonal. Zemra ime rreh për këtë rajon… Ndoshta do të më nxisë dielli që të vij dhe të ndjek më nga afër zhvillimin e këtyre vendeve”, nënvizoi ajo.


Të fundit

Meta: Ndërtimet pa leje nuk janë të rastësishme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur i prerë në raport me kryeministrin Edi Rama duke thënë...

Dy satelitët, Rama: Do zbulojnë ndërtimet pa leje  

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ngritjen e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 do krijohet një “kryeinspektoriat” që sipas tij s’ka parti...

Sfidat e Shqipërisë/ Presidenti Begaj takon Ambasadoren amerikane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në zyrën e tij Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Sipas zyrës së shtypit...

Përroi kanceroz që ndan kapterët e ushtrisë me “civilët e pastërtisë”

Nga Leonard Veizi Edhe për këtë vit sezoni veror u mbyll. Me shi. Por a ishte i suksesshëm ky sezon, përsa i përket turizmit e plazheve? Padyshim,...

Amnistia fiskale/ Rama u tregon “derën” ambasadorëve

Kryeministri Edi Rama ftoi trojkën e amabsadorëve në një takim për amnistinë fiskale, ku vetë nuk ishte i pranishëm por u dërgoi pjesën tekniko-politike,...

Lajme të tjera

Web TV