16 shtator 1942/ Konferenca e Pezës, komunistë e nacionalistë bien dakort të luftojnë bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 shtator 1942 në një fshat pak kilometra larg Tiranës u mbajt ajo që tanimë njihet si Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare, me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Më vonë ky organizim mori emrin Fronti Nacionalçlirimtar. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 17 delegatë, përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare, klasave dhe shtresave me bindje politike nga më të ndryshmet. Pjesëmarrësit vinin nga rryma të ndryshme politike. Ndërmjet tyre ishin: Abaz Kupi, Aziz Çami, Halim Begeja, Haxhi Lleshi, Ismail Petrela, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Skënder Jegeni dhe Skënder Muço. Nga PKSH-ja morën pjesë Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Enver Hoxha, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini.

Që të gjithë i miratuan vendimet e Konferencës. Ndërsa Kamber Qafmolla nuk mori pjesë në konferencë. Në këshillin drejtues u zgjodhën 7 persona: 1. Enver Hoxha, 2. Ymer Dishnica, 3. Mustafa Gjinishi, të tre komunistë, 4. Myslim Peza, 5. Abaz Kupi, 6. Ndoc Çoba e 7. Kamber Qafmolla, që të katër nacionalistë, patriotë pa parti.

Konferenca mori disa vendime të rëndësishme:

1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.

2- Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.

3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.

4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.

5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.

Sa për çështjen e rikthimit të mbretit Zog, u vendos që vendimi të merrej pas lufte, nga vetë populli shqiptar. Lidhur me çështjen e Kosovës, u arrit në përfundimin që ajo të zgjidhej pas luftës, duke u mbështetur në të drejtën e vetëvendosjes.

Në fund të punimeve konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me kryetar Kamber Qafmollën, sekretar Mustafa Gjinishin dhe anëtarë Ndoc Çobën, Myslim Pezën, Abaz Kupin, Enver Hoxhën dhe Ymer Dishnicën. Historiani Kadri Dingu është shprehur se Kamber Qafmolla u zgjodh kryetar në mungesë, dhe se nuk mori pjesë në asnjë mbledhje të Këshillit. Më vonë ai u tërhoq, duke e justifikuar këtë me arsye shëndetësore.

Kujtime nga Kadri Dingu

Si u zhvillua Konferenca e Parë Antifashiste

Por në ç’kushte sigurie u zhvillua Konferenca e Pezës, kur vendi ishte i pushtuar nga trupat fashiste italiane. Në një intervistë dhënë kohë më parë, historiani Kadri Dingu është shprehur: “Në mbrojtje të sigurisë të zhvillimit me sukses të mbledhjes të Konferencës së Parë Antifashiste NAÇL, në Pezë, më 16 shtator 1942, një kontribut të shquar ka dhënë çeta patriotike e Pezës. Kjo përbënte një nga faktorët që u zgjodh treva e Pezës për zhvillimin e saj. Me gjithë masat e marra që çdo veprim për përgatitjen e zhvillimit të kësaj konference të mbahej me një konspiracion të madh, duke vlerësuar rrezikshmërinë e goditjes nga forcat armike, qe çeta patriotike e Pezës që e mori përsipër mbrojtjen, detyrë të cilën e kreu me sukses. Kështu në fshatrat Pezë e Vogël, Maknor, Çaushe, Damjan, Dorëz, Grece, Gju-Sulkane, Çokollesh, Lis Patros e Kryezi, me fshatarë besnikë, trima, të armatosur që dolën vullnetarë në çdo fshat u ngritën njësitet për të ruajtur 24 orë, të vendosura në pikat zotëruese, të cilat krijonin një mbrojtje rrethore me rreze 7-8 km nga qendra e Pezës. Për forcimin e mbrojtjes me luftëtarë të çetës u organizua shërbim 24-orësh në rrethime të vogla, në Qafë Zguraj. Çelmetë, Durak dhe Pojan. Pjesa më e madhe e luftëtarëve të çetës u vendosën në lagjen Bec të Pezës, në Pojan e Zgurrë, ndërsa brenda në Pezë bënin rojë të pandërprerë 15 luftëtarë. Lidhje të vazhdueshme mbaheshin mes rojave vullnetare dhe luftëtarëve të çetës. I tërë populli i trevës dhe çetës patriotike gjatë kohës të zhvillimit të punëve të konferencës qëndruan në gatishmëri dhe u siguruan delegatëve strehim e ushqime. Në datat 20-26 shtator luftëtarët e çetës i shoqëruan delegatët në qytetet e tyre dhe e dërguan rezolutën e Konferencës në Tiranë”.

Lexo edhe :  Impresionohet gazetari britanik: Burrat shqiptarë të pashëm e të egër nga mustaqet e zeza

Kujtime nga Sali Verdha

Pas Konferencës gjeneral Xanini dogji Pezën

Në kujtimet e tij për Konferencën e Pezës, Sali Verdha ish-komandanti i brigadës së XXII Sulmuese, është shprehur se administrata e lartë e fashistëve në Shqipëri, u çorodit kur u informua se në Pezën e Madhe ishte mbajtur një kuvend mbarëkombëtar: “Me qëllim që ta zhduknin këtë çerdhe antifashiste, veçanërisht çetën e Pezës, që ishte e përbërë nga 100 partizanë, pushtuesit lëshuan një ekspeditë të përbërë nga mbi 6000 trupa, nën komandën e gjeneralit Xanini, i cili më 26 shtator ’42 firmosi urdhrin e operacionit për armët e ndryshme që përbënin ekspeditën të ndarë në 6 kolona, të cilat do të futeshin në Pezë në 6 drejtime të ndryshme dhe do t’i detyronin partizanët të grumbulloheshin në Pezën e Madhe për t’i asgjësuar. Po në këtë urdhër jepeshin porosi të ndryshme që të mos shpëtonte asnjë i dyshuar, por të asgjësoheshin. Por delegatët e konferencës kishin ikur me kohë. Në Pezë-Helmës dhe në Pezën e Vogël, kolona “C” natën e 28 shtatorit ngriti nga gjumi popullin dhe brenda një ore vrau 15 fshatarë, ndërmjet tyre 3 gra. Ndërsa mbi 100 persona i çuan në Burgun e Tiranës. Duke përshkallëzuar ndëshkimin e ndaj popullsisë, gjeneral Xanini lëshoi një urdhër për djegien e shtëpive të pjesëtarëve të çetës. Me këtë urdhër që dha gjenerali i Duçes, jo vetëm u dogjën të gjitha shtëpitë, por u vodhën dhe u grabitën shumë bagëti, veshmbathje e pajat e nuseve”, – është shprehur në rrëfimin e tij, Sali Verdha.

Nga rrëfimi i Idris Shehit

Konferenca e Pezës nuk erdhi spontanisht

Gjatë një interviste, Idris Shehit, ish- partizan i çetës së Pezës dhe më pas kuadër i lartë i shërbimit Diplomatik Shqiptar është shprehur: “Atdhetarë e nacionalistë të ndershëm u mblodhën për të arritur një marrëveshje për një orientim të caktuar drejt qëllimit kryesor që ishte çlirimi i vendit. Që të arrihej kjo duheshin hedhur poshtë mosmarrëveshjet, bindjet e ndryshme ideologjike dhe pa dallim feje, krahine e ideje të bëhej bashkimi, për hir të interesave kombëtare. Mbi këtë bazë, Konferenca siguroi një përfaqësim të gjerë të patriotizmës shqiptare që do të merrte përgjegjësinë për fatet e atdheut. Mund të themi me plot gojën se bashkimi i patriotizmës shqiptare në Konferencën e Pezës për nga rëndësia që merrte mund të krahasohet me Kuvendin e Lezhës më 1444 apo Lidhja e Prizrenit më 1878, kur shqiptarët u bashkuan kundër perandorisë turke. Duhet pranuar se konferenca e Pezës nuk erdhi spontanisht, por si rezultat i një mendimi të përpunuar nga një force politike, që kishte vizion të qartë për gjendjen e rëndë, ku ishte katandisur vendi dhe rruga që duhej ndjekur për të dalë nga kjo. Shumica e pjesëmarrësve në konferencën e Pezës përbëhej nga nacionalistë e patriote”.

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

Lajme të tjera

Web TV