Berisha hap fushatën për të marrë “de jure” PD-në

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Sali Berisha kërkon një PD më të fortë dhe më të hapur. Me këtë slogan ai do të nisë fushatën për të qenë kryetar PD, ose për të nxjerrë dikw që do të jetë vijim i frymws Berisha. Të rinjtë e FRPD-sw, kërkojnë referendum.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar ish-kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin. Kjo do të bëhet për të forcuar apo për të konfirmuar njerëzit e tij në Partinë Demokratike. Vendimi që ka marrë Berisha është një sfidë e hapur nga Lulzim Bashës për tu zgjedhur vet kryetar ose për të vendosur dikë që do të jetë nën “urdhrat” e Berishës. Lajmin e ka dhënë vetë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruan se turi do të nisë pasditen e sotme nga Tirana, teksa është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur. “Të dashur miq, ditën e enjte më dt. 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Foltorja do të jetë një bashkwbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur!”, deklaron Berisha, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto nga koha kur ishte në krye të PD. Ky vendim vjen pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD nga kryetari Lulzim Basha, për shkak të shpalljes non grata nga DASH dhe qëndrimeve të ambasadës amerikane në Tiranë.

Referendum

Disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë ish-kryeministrin Sali Berisha. Basha tha se ky vendim ishte personal i tij, duke i hequr barrën e përgjegjësisë deputetëve të tjerë. Ndërsa në kundërpërgjigje të tij, Berisha komentoi se ky vendim është antistatutor dhe antiligjor sepse kjo çështje nuk është kaluar në votim, sikurse e parashikon statuti i Partisë. Dje kryesia e forumit rinor të Partisë Demokratike kërkoi që vendimi për përjashtimin e Berishës nga PD të shkojë në referendum. Kanë qenë plot 30 anëtarë të forumit që kanë firmosur këtë peticion, të cilin ia kanë drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.


Të fundit

Berisha hap fushatën për të marrë “de jure” PD-në

Kryeministri Sali Berisha kërkon një PD më të fortë dhe më të hapur. Me këtë slogan ai do të...

Retorikë fluturake mbi Ballkanin e Hapur

Nga Plator Nesturi Vizita e kancelares Merkel në Beograd dhe Tiranë në përmbyllje të mandatit të saj dhe tërheqjes nga angazhimet politike pati një vëendje...

I bllokuar në minierën e Bulqizës prej 20 orësh, nuk dihet fati i 60-vjeçarit

Minatori Muharrem Plaku i cili mbeti i bllokuar, pasi galeria e kromit ku punonte u shemb në Bulqizë, ende nuk është gjetur. Pas më...

Parlamenti, Konferenca e Kryetarëve gjen gjuhën e bashkëpunimit

Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku do të prezantohet programi politik dhe do të votohen ministrat e kabinetit qeveritar...

E rëndë/ Kamioni përplas shqiptarin në Greqi, ndërron jetë i riu

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Greqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të së mërkurës...

Lajme të tjera

Web TV