Nuk iu bindën rregullave të vaksinimit ndaj Covid-19, pezullohen 3 mijë punonjës në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 3.000 punëtorë në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit në Francë janë pezulluar nga puna për shkak se kanë refuzuar vaksinimin kundër COVID-19.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Olivier Veran pasi u kalua afati i vaksinimit për këtë grup.

“Dje, ka pasur rreth 3,000 pezullime në stafin e kujdesit shëndetësor dhe social të cilët ende nuk kishin marrë një dozë vaksine kundër COVID-19,” tha Veran.

Ministri theksoi se ditën e djeshme u garantua vazhdimësia e kujdesit shëndetësor,  siguria dhe cilësia në të gjitha spitalet dhe objektet sociale megjithëse disa shërbime-kryesisht ato teknike të tilla si MRI ose shërbimet e angiografisë koronare-u ndikuan për një ose disa ore.

Ai tha se sektori i cili numëron 2.7 milion punonjës kishte vetëm 3000 pezullime dhe shumica prej tyre do të jenë të përkohshme.  Ai theksoi se pezullimet prekën kryesisht stafin mbështetës dhe kishte shumë pak mjekë dhe infermier, ndërkohë që në vend ka pasur shumë persona të cilët kanë dhënë dorëheqjen.

 

Të fundit

Gara për të rrëmbyer “trurin” e botës, cilat vende janë “gjahtarët” më të rrezikshëm

Për politikat më të fundit, merrni rastin e Gjermaninë, ku rënia e popullsisë është një shqetësim në rritje. Vendi...

Jup Kastrati dhe At Justin Rrota dy mendje të ndritura me shpirt atdhetar

Nga Shpendi Topollaj   Pak kohë më parë, doli nga shtypi libri prej 645 faqesh “EPISTULAR” i Prof. Jup Kastratit me At Justin Rrota gjatë viteve...

Propozimi i pahijshëm, kur paratë shkatërrojnë dashurinë dhe dashuria triumfon mbi paratë

Nga Leonard Veizi   Nuk ka më befasi rreth sentencës që: me para mund të blesh gjithçka, madje edhe atë që konsiderohet e pashitshme. Që do...

Inaugurimi i Trump mund të jetë shfaqja më pak e mrekullueshme në Tokë

Nga Ema Brockes   Në epokën çuditërisht shqetësuese të presidencës së Xhorxh W Bushit, kishte diçka që njerëzve u pëlqente ta quajnë me pompozitet "opozitë kulturore"....

Edhe sa mund ta shpërfillë Albin Kurti Prokurorinë Speciale?

Nga Mimoza Sadiku   Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast...

Lajme të tjera

Web TV