Rama i “shtrin dorën” sërish PD-së: Gati të dialogojmë për çfarë dëshironi, pa ultimatume

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike në Kuvend.

Rma tha se mazhoranca do e ketë vijë mendimi lëshimin e dorës për PD, dhe jo për të pritur lëshim nga demokratët, por për çfarë duan ata të lëshojnë.

Madje Rama bëri të qartë se është i gatshëm të dialogojë me PD dhe nuk synon asnjë kompromis që ata nuk e dëshirojnë.

“Në këtë sallë të gjithë pas 2 vjetësh dhe pas një palë zgjedhjesh të fituara qartësisht nga një palë.
Përsëri një deja vu, e këtyre dekadave që shpresoj mos të sjellë në skenë shfaqje ekstreme si ato të mandatit të shkuar.
Ky adresim kaq i rëndësishëm për votëbesimin e qeverisë së re do të ishte krejt i mangët, nëse përpara do të flas për investimet, taksat, nuk do të flisja për elefantin në këtë vend. Duam apo s’duam të rrijmë bashkë, në një çati, për 4 vite. Jo me kë na pëlqen të kemi përkrah, por dhe kë kemi përballë.
Rritja e mirëqënies nuk varen vetëm nga të ardhurat e shpenzimet, por dhe institucionet, besimi i qytetarëve tek kjo.
Në radhë të parë këtu në institucionin më të lartë të përfaqësimit. Nuk jemi të detyruar të merremi vesh për gjithçka, madje mund të mos merremi vesh për agjë. Por progresi nuk varet nga sa shpesh bien dakord qeveria me opozitën, por mënyra si e adresojnë.
Tjetër të polemizosh, tjetër të shahesh e kërdisesh. Tjetër të votosh kundër, tjetër të grisësh fletën e votimit. Që kjo sallë mos zhytet në llucën e vulgaritetit. Por as kush bën më të fortin, nuk del i fituar. Të gjithë nuk kemi shkëlqyer në sytë e qytetarëve.
Shumë skena dhe fjalë për të cilat s’mund të jemi krenarë. Shumë sherr e shamata për të mos dalë asgjëkundi.
Kur dalim që këtu pasi lëmë nam, gjithmonë fajin se kemi ne, por gjithnjë ata, pala tjetër, si kalamajtë e ka kush e ka. S’dua të drejtoj gishtin te pala tjetër, por mbaj fajin tim, për aq sa na takon.
Duhet të jetë më shumë se unë dhe ne. Dora jonë është e shtrirë drejt PD, vijë mendimi, jo fjalë për kaluar radhën. Të jemi të qartë, nuk duam lëshim nga ju, jemi gati të dialogojmë për çdo lëshim që ju doni. Nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që nuk e dëshironi, jemi gati për çfarë dëshironi për njerëzit e të ardhmes. ”- tha Rama.


Të fundit

Rama i “shtrin dorën” sërish PD-së: Gati të dialogojmë për çfarë dëshironi, pa ultimatume

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike në Kuvend. Rma tha se mazhoranca do...

Kampionia olimpike për abuzimin seksual nga mjeku: Fajësoj sistemin që e lejoi të abuzonte

Gjimnastja amerikane, Simone Biles, fajësoi Federatën e Gjimnastikës të SHBA-ve dhe një “sistem të tërë” për “lejimin” e Larry Nassar, mjekut të ekipit kombëtar,...

Rama në Kuvend: Shqipëria vendi i parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin...

Përbërja e komisioneve parlamentare/ PD të ndreqë gabimet dhe të ruajë balancën

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka kërkuar grupit të PD të ndreqë gabimet në përbërjen e komisioneve përhershme parlamentare. Balla thotë...

Nuk iu bindën rregullave të vaksinimit ndaj Covid-19, pezullohen 3 mijë punonjës në Francë

Rreth 3.000 punëtorë në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit në Francë janë pezulluar nga puna për shkak se kanë refuzuar vaksinimin kundër COVID-19. Lajmi u...

Lajme të tjera

Web TV