Rama: Turizmi do të hyjë në një fazë historike, do të ndërtojmë 4 porte turistike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi programin e ri qeverisës, tha se turizmi do të hyjë në një fazë historike, pasi do të nisë puna për ndërtimin e 4 porteve historike. Rama tha se kantierët e porteve turistike do të ngrihen në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Kreu i qeverisë tha se ky do të jetë mandati i korridorit blu, ku tha se në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës dhe Rrogozhinës.

‘Do të hyjmë në një fazë historike sa i përket turizmit. Do të nisë puna për katër kantierët e porteve turistike, Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Dy aeroporte të reja ndërkombëtare, brenda vitit do të hapet kantieri dhe në Sarandë do të shpallet projekti. Do të vazhdojë rritja e kapaciteteve të avionit civil por edhe zgjerimin e aeroport ‘Nënë Tereza’, ku do të zgjatet pista. Ky do të jetë mandati i kantierit të korridorit blu, më i madhi ku në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës dhe Rrogozhinës. Kemi pritur gjatë, që ky projekt të financohej nga BE, por nuk do të presim,do vijojmë punën. Në këtë mandat do vendosim pikat mbi në atë pjesë të akseve të mbetura të pazhvilluara.’- tha Rama.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV