Retorikë fluturake mbi Ballkanin e Hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Vizita e kancelares Merkel në Beograd dhe Tiranë në përmbyllje të mandatit të saj dhe tërheqjes nga angazhimet politike pati një vëendje të shtuar në median evropiane. Takime lamtumire ishin cilësimet nga analistë të ndryshëm por që gjithësesi i kushtohen një rajoni në të cilin vetë kancelarja Merkel u investua në inisiatriva dhe mbështetje, si në angazhimet për anëtarësim në hapësirën evropiane ashtu dhe me krijimin e hapësirave demokratike që do të hapnin rrugën për këto vende në rrugëtimin e tyrë të integrimit. Vetë Procesi i Berlinit ishte një nga inisiativat ku nxiteshin të dyja palët, si vendet e ballkanit Perëndimor ashtu dhe vendet e BE për të krjuar urat e mirëbesimit, të njohjes së rrugëve dhe praktikave evropiane në Ballkan, së pari duke e parë veten si një hapësirë ve përbashkët ku mund të integrohen të gjithë e ku gjithkush të ketë mundësi të barabarta. Nga ana tjetër, vizita e Merkel ishte një mesazh dhe poër vijimësinë e politikës gjermane, që të vijojë të jetë e pranishme në rajon dhe të mos heqë vënendjen dhe interesat prej saj. Në këtë sens pozitiviteti për ecuri më të sukseshme, vizita e Merkel pritej të shfrytëzohej më mirë prej faktorëve politikë si të Tiranës dhe të Prishtinës. Fakti që Merkel nga ana e saj mbështeti inisiativën e “Open Balkan” dhe e sheh atë si vijimësi e në përputhje me Procesin e Berlinit, duhet të ish një arëste më shumë që debatet e hapura më parë e dallimet mbi këtë çështje të mbylleshin. E nga kjo të shihej çka mund të përfitohej më shumë në vijim. Por nuk ndodhi kështu. Vizita e Merkel u shurdhua nga debati provincial që ndodh ende mes nesh se kush ka vlerë, Procesi i Berlinit apo Open Balkan.

Debati duhej të ish mbyllur që nga deklarata e qeverisë gjermane

Çështja e Minishengenit ballkanik kish pushtuar më shumë hapësirën e debateve mediatike sesa daklarata konstruktive sesi duhet ndërtuar ky realitet dhe si duhet përfituar më shumë. Pas debateve të shumta sidomos mediatike nga dy anët e kufirit Shqipëri – Kosovë pas nënshkrimit në Shkup të “Open Balkan” nga tre shtete të rajonit, vjen një përgjigje për mediat e Kosovës nga qeveria gjermane që shprehet se e mbështet hapur këtë inisiativë të re. Zëdhënësi i kësaj qeverie deklaroi se “Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”. Përgjigja është e drejtpërdrejtë dhe nuk lë asnjë hapësirë keqkuptimi dhe duket si një kovë me ujë në debatin e ndezur por të padobishëm se Shqipëria ka devijuar nga projekti mbi Procesin e Berlinit dhe se është bërë palë me armiqtë e në dëm të Kosovës. Për ta ritheksuar më qartë, zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë shprehet se: “Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale”. Procesi pra është i njëjtë dhe komplementar përsa i përket angazhimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Madje sipas qeverisë gjemane, përpjekjet e nisura “duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”. Prononcimi i zëdhënësit të qeverisë gjermane ndonëse ka si fokusim inisiativën e “Open Balkan”, duket sikur është bërë enkas mbi debatin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe pozicionimi i Gjermanisë në këtë rast është dukshëm i qartë. Atëherë të ngremë ca pyetje pas gjithë kësaj gjullurdie pseudopatriotike: a kish ndonjë devijim Shqipëria apo qeveria e saj në inisiativat rajonale apo po përmbyshte angazhimet e ndërmarra dhe interesat e vendit të saj? Kush dhe pse nuk u përmbahet detyrimeve, por vijon të harxhojë kohë për vendin duke u tërhequr në debate mbi të tretë, siç është Serbia? Kujt i intereson kjo polemikë dhe çfarë vlerash ka një garë se kush është më patriot kur ai është shterpë dhe nuk sjell asgjë në magjen e ekonomisë së qytetarëve dhe të interesave të vendit?

Lexo edhe :  Rendi i lindjes tregon se me kë duhet të martohesh?

Konsumizëm apo luftë për protagonizëm politik

Debati mbi çështjen e nismës të “Ballkanit të Hapur” mori shumë kohë dhe nerv edhe gjatë vizitës së Merkel që gjithësesi ish shprehur qartë për këtë çështje. Kryeministri Rama kritikoi qëndrimet e lidershipit kosovar që shmang mundësitë për Ballkanin e Hapur duke u dhënë pas teorive konsirative duke humbur kohë e mundësi për vete. Nga ana e tij Kurti kundërpërgjigjet se nuk do të Marrë pjesë në Ballkanin e Hapur dhe se e qaun të mjaftueshme formulën e procesit të Berlinit. Paksa infantile si përgjigje kjo, kur vetë Merkel sapo ka theksuar se mbështet ballkanin e hapur dhe se e sheh si komplementar të procesit të Berlinit. Pra, megjithëse në këtë retorikë zhurmuese u detyrua të përfshihej dhe qeveria e Gjermanisë për të shprehur mbështetjen e kësaj nisme dhe se e konsideron atë si vazhdimësi të Procesit të Berlinit, duket se shumëkujt u intereson më tepër debati, edhe kur ka pas argumente për ti hedhur dru zjarrit. Kemi pozicionime të qarta nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë lidhur me dobinë apo dhe interesat e secilit vend të Ballkanit Perëndimor për këtë nismë, duke nisur me Uashintonin, Brukselin dhe Berlinin, por e gjitha kjo anashkalohet për të krijuar retorikë fluturake e për të përfshirë në përballje figura politike të këtej kufirit. Ditë më parë ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gervalla.  e konsideroi “Ballkanin e Hapur” si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”. E thënë ndryshe, preferojmë të rrimë në vend e të mos bëjmë asgjë, si në integrim dhe në ekonomi, pasi është më mirë izolimi sesa hapja. Por fakti që kërkohet të imponosh nëpërmjet debatit me argumenta pseudopatriotikë, që në këtë llloj devijimi të futet dhe politika e jashtme e Shqipërisë, është jo vetëm një gabim pasi humbet kohë dhe mbyll hapësirat e kontakteve ndërshtetërore, por edhe e rrezikshme pasi humbet besueshmëri tek partnerët e huaj dhe nisin e treten argumentat mbrojtës prej qëndrimeve refraktare.

Të fundit

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV