Ushtria franceze eliminon udhëheqësin e ISIS në Sahara

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Franca ka thënë se ushtria e saj e ka vrarë udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Adnan Abu Walid al-Sahrawi “u neutralizua nga forcat franceze”.
“Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, tha Macron përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Franca nuk njoftoi për lokacionin dhe kohën se kur u vra al-Sahrawi.

Shteti Islamik në Saharanë e Madhe vepron në ish-kolonitë franceze të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Militantët në këto vende shënjestrojnë forcat e sigurisë dhe civilët.
Al-Sahrawi kishte marrë përgjegjësinë për një sulm të vitit 2017 që la të vrarë katër ushtarakë amerikanë dhe katër pjesëtarë të ushtrisë së Nigerit.

Në gusht të vitit 2020, Sahrawi personalisht urdhëroi vrasjen e gjashtë punonjësve humanitarë francezë dhe shoferit të tyre nigerian.
Franca mban në rajonin e Sahelit rreth 5 mijë trupa që luftojnë grupet terroriste. Ata janë vendosur atje që kur ndodhi një grusht shteti në Mali më 2012, që nxiti kryengritjen islamike në veri.

Megjithatë në fillim të këtij viti Franca njoftoi se ka në plan të zvogëlojë atë forcë në 2,500 deri në 3,000 trupa në vitet e ardhshme.


Të fundit

LOLITA, 66 vjet nga botimi i romanit “të neveritshëm”

Në vitin 1955, u publikua një nga veprat më të bukura e të diskutueshme në gjuhën angleze. I quajtur...

U tërhoq nga LSI, Luan Rama uron ish-kryeministrin socialist për ditëlindje

Ish-nënkryetari i LSI-së, ka uruar për ditëlindjen ish-kryeministrin socialist Fatos Nanon, i cili sot feston 69-vjetorin e lindjes. Rama ka publikuar një foto, ku...

GJKKO kthen në SPAK dosjen e ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit nuk ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim çështjen e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos...

VAR-i në Superiore/ Kalohet prova, a do vijojë deri në fund?

Sistemi VAR i përdorur për herë të parë në vendin tonë ka dhënë efektet pozitive që në javën e parë të ndeshjes së futbollit...

Ushtria franceze eliminon udhëheqësin e ISIS në Sahara

Franca ka thënë se ushtria e saj e ka vrarë udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se...

Lajme të tjera

Web TV