Balla: Hapi i parë i bashkëpunimit me opozitën duhet të jenë ndryshimet Kushtetuese për vijimin e procesit të Vettingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit, teksa mori fjalën në emër të grupit parlamentar që drejton se programi i qeverisjes për katër vitet e ardhshme e çon Shqipërinë shumë më pranë destinacionit dhe aspiratë historike, anëtarësimit në BE.

Sipas Ballës kjo ishte një seancë maratonë, sepse ne nuk kemi kohe për pushim. “Ju donit gjumë, ne donim punë”, tha Balla.

Duke folur për bashkëpunimin me opozitën, Balla theksoi se hapi i parë duhet të jenë ndryshimet Kushtetuese sa i përket vijimit të procesit të Vettingut, zgjatjes së mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me qëllim që të garantohet që çdo Gjyqtarë dhe Prokuror që nuk është vettuar ende të kalojë përmes një procesi Vettingi si të gjithë. “Ky duhet të jetë momenti i parë i reflektimit tuaj edhe në marrëdhënie me reformën në drejtësi”, deklaroi Balla.

*Fjala e plotë e Taulant Ballës në Kuvend:

Kjo isht një seancë maratonë, sepse ne nuk kemi kohe për pushim. Ju donit gjumë, ne donimm punë. Nëse do të vazhdoni në seancat apsardhëse me të njënjtën qasje sikurse erdhët në këtë seancë dua tju them që kz program është një nga arsyet kryesore pse ju do të humbni përsëri në pranverën e 2025.

Në emër të grupit Parlamentar të PS dua ti uroj suksese Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave në zbatimin me përpikmëri të ktij programi qeverisës, që jo vetëm na garanton seriozitetin e marrëdhënies sonë me ata që na kanë sjellë në këtë sallë, por natyrshëm është një program që e çon Shqipërisë shumë më pranë destinacionit dhe aspiratë historike, anëtarësimit në BE.

Lexo edhe :  Basha zbulon qëndrimin e Greqisë për Kosovën

Momenti i parë i bashkëpunimit me opozitën duhet të jenë ndrsyhimet kushtetuese sa i përket vijimit të procesit të Vettingut, zgjatjes së mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me qëllim që të garantojmë që çdo Gjyqtarë dhe Prokuror që nuk është vetuar ende të kalojë përmes një procesi Vettingu si të gjithë. Ky duhet të jetë momenti i parë i reflektimit tuaj edhe në marrëdhënie me reformën në drejtësi.

Dua ti them kreut të grupit demokrat, i cili tha se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale që nuk është i informuar mirë, pasi Gjykata Kushtetuese është funksionale, madje ajo ka dhënë vendime tepër të rëndësishme, disa mund tju përlqejnë disa jo, por siç edhe kemi rënë dakord vendimet e gjykatës nuk komentohen, por vetëm zbatohen.
Nuk e fsheh dot gëzimin e çdo socialisti, që në një pjesë të programit është përfshirë edhe nhjë plan për rritjen e pensioneve. Skemën e pensionit e gjetëm në një greminë të thellë. Jo vetëm që e shpëtuam atë, madje sot jemi gati të fillojmë një plan për rritjen graduale të pensioneve për njërëzit që kanë më shumë nevojë për mbështetje.
Dëshira jonë ështëqë me opozitën të ndërtojmë një marrëdhënie tërësisht tjetër nga ajo që kemi pasur më parë, por u’a tha dhe kryeministri dhe po u’a them dhe unë. Asgjë nuk mund ta merni me forcë, vetëm në zbatim të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

Të fundit

Përse ka konflikt politik me Metën? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit është...

Dhjetëra monumente në Shqipëri në rrezik

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë e degradimit natyror, moskujdesit nga...

“Jam poliagjent i vjetër”/ Meta: E dija i pari që Berisha do shpallej non-grata

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live”  se në konventën e 27 prillit do të bëhen zgjedhje dhe gjithçka tjetër. “Kemi...

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nga Ylli Pata Edhe pse është e dukshme e nuk ka nevojë për të parë thellë paranoje e Ilir Metës ndaj prokurorisë Speciale, duket se...

“Kam qenë në gjendje të rëndë…”, Françeska tregon periudhën e vështirë të jetës

Ditën e sotme Françeska i ka treguar Rozës një moment të vështirë të jetës së saj. Pas lindjes së djalit ajo nuk ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV