Drejtësia e re/ Mazhoranca i kërkon votat opozitës për anëtarët e KPK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që në ditën e parë të krijimit të qeverisë së re dhe të Parlamentit, mazhoranca ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për ti bërë votat bashkë, dhe kjo të zgjidhur ngërçe institucionale. Shumica parlmanetare i kërkon bashkëpunim opozitës për të zgjatur mandatin e dy organeve të vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, të cilave u përfundon në vitin 2022. Ka qenë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë kërkesën nga foltorja e Kuvendit duke deklaruar se duhet zgjatur mandati i këtyre dy instancave deri në përfundim të procesit të vettingut. Ai shprehet se mazhoranca nuk i ka votat në Kushtetuese për të zgjatur mandatin, ndaj ka kërkuar bashkëpunim me opozitën. “Për të ruajtur standartet ksuhtetuese dhe ligjore, ne mendojmë dhe jemi në komunikim me bashkëautorët e reformës në drejtësi me BE dhe SHBA, ky proces të përfundohet nga organet e vettingut. Do kërkojmë nga opozita që mandati i KPK-së dhe Komisionerit Publik, që të shtyhet mandati i tyre deri në përfundim të procesit të vettingut. Ne nuk i kemi votat në Kushtetutë për të zgjatur mandatet, ndaj do kërkojmë konsensusin e opozitës, pasi mbarimi i procesit të reformës në drejtësi është garanci për të patur një sistem të konsoliduar”, tha Manja.

Sita e vettingut
Ndërkohë Manja bëri të ditur se janë dhe 801 subjekte që do të kalojnë në sitën e vettingut. “Dëshiroj t’i kthej përgjigje një deputeti që ka ngritur problemin e mbarimit të mandatit të KPK-së. Si do vijojë puna e vettingut. Siç u theksua nga fjala e kryeministrit, reforma në drejtësi dhe konsolidimi i sistemit të ri do vijojë në top listën e prioriteteve të qeverisë. Është e vërtetë që mandati i organeve të vettingut është Kushtetues. KPK dhe Komisioneri publik, mandati është 5 vjet, ndërsa për KPA mandati është 9 vjet. Mandati i tyre mbaron më 17 qershor 2022 për KPK dhe KPA. Janë 801 subjekte për t’u rivlerësuar. Ecuria e deritanishme është e tillë, janë 431 subjekte të vetuara dhe mbeten në proces mbi 370 subjekte”, nënvizoi Manja.

Lexo edhe :  'Princesha e re e Lindjes'/ Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë në aeroport

Reforma në drejtësi
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të gjatë në Kuvend, komentoi edhe Reformën në Drejtësi. Sipas tij, nëse dikush nga qeveria do të duhet të dalë përpara drejtësisë, do të mbrohet i vetëm. “Asnjë nga 74 të mandatuarit nuk do e përdorë mandatin për të mbrojtur këdoqoftë nga akuzat e drejtësisë. Kushdo në ekzekutiv, në këtë sallë apo pushtet vendor, do të mbrohet vetë. E besojmë Reformën në Drejtësi, me vetëdijen se rezultatet nuk vijnë as lehtë dhe as shpejt. Të ndërtosh nga e para një proces gjyqësor duhet një operacion rrënjësor, i gjatë, përballë një sfide që duket e pamundur. Ndaj, sa herë e humbasim durimin, le të kujtohemi se nuk kishte as tunel, por një terr të plotë ku çekiçi bënte kërdinë dhe pandëshkueshmëria legenoste Shqipërinë. Sot, organet e reja të drejtësisë u kanë dalë nga duart edhe politikës edhe krimit, askush me llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë”, theksoi kryeministri. Sipas Ramës, “kundërofensiva për të ndalur Reformën në Drejtësi ka ndaluar dhe frymëzuesit e saj janë sot figurat më të diskretituara të Shqipërisë”.

Të fundit

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Lajme të tjera

Web TV