E padëgjuar ndonjëherë çudia ndodh në Elbasan punonjëset e Gjykatës, peticion që nuk janë ngacmuar seksualisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Një mbledhje e paprecedentë ka ndodhur mes grave dhe vajzave, punonjëse të Gjykatës së Elbasanit, ku është diskutuar rreth dyshimeve për ngacmime seksuale, që mund të kenë ndodhur ndaj tyre, pikërisht nga gjyqtari Bujar Musta.

Ky i fundit, i cilësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha si “Bujari i Zi i Drejtësisë”, mëngjesin e sotëm u shkarkua unanimisht nga Komisioni i Posaçëm i Kulifikimin, për shkak të shkeljeve të rënda në tre kriteret verifikuese. Por ajo që mbeti tashmë në gjykatën e Elbasanit, nuk është vetëm ikja e Bujar Mustës dhe krijimi i organikës me 6 gjyqtarë. Por tashmë me ikjen e Bujar Mustës, ka mbetur dhe turpi.

Kjo pasi kryetarja e komanduar e kësaj gjykate, Matilda Fetau,ka mbledhur në një takim të paprecedentë gratë dhe vajzat, punonjëse të gjykatës së Elbasanit, duke i kërkuar që secila prej tyre ti tregojë nëse është ngacmuar seksualisht njëherë të vetme nga gjyqtari në fjalë.
Takimi është zhvilluar në prani edhe të gjyqtares Pajtime Fetahu dhe kryesekretares, Lindita Çela.
Por siç informohem të gjitha vajzat e gratë të pranishme në këtë mbledhje, kanë mohuar se janë ngacmuar seksualisht. Për të formalizuar pohimet e tyre, mësohet se punonjëset kanë firmosur dhe një peticion që hedhin poshtë çdo thashethem apo dyshim, se mund të jenë ngacmuar seksualisht nga gjyqtari gjatë aktivitetit të punës.
Të gjitha punonjëset mohuan të jenë ngacmuar seksualisht, por vetë dy prej tyre nuk e firmosën peticion-procesverbalin, duke e quajtur atë një farsë të kryegjyqtares së komanduar, Matilda Fetahu.
Mbledhja erdhi në një kohë kur Bujar Musta, hyri në seancë dëgjimore në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit. Ndërsa ditën e sotme KPK vendosi të përjashtojë nga sistemi i Drejtësisë, Bujar Mustën. Musta është një nga gjyqtarët më të debatuar në gjykatën e Elbasanit dhe i përfshirë në dhjetëra skandale, që çuar Sali Berishën ta etiketojë në një miting electoral në Gramsh me nofkën “Bujari i Zi i Drejtësisë”.

Lexo edhe :  Albano Bogdo flet për të atin: Kisha 10 vite pa e takuar

Gjatë seancës dëgjimore në vetting, Bujar Musta u përball me shkelje të rënda në të tre kriteret e verifikimit, atë pasuror, profesional dhe integritetit të figurës. Bujar Musta është shkarkuar më parë nga Këshilli i Lartë I Drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda, ndërsa ka mundur të rikthehet në gjyqësor falë vendimeve gjyqësore.

Gjithashtu disa vite më vonë sërisht KLD, ka vendosur për Bujar Mustën një masë disiplinore në dosjen e tij, “Paralajmërim për largim nga puna” dhe sërisht Musta ka mudur ta rrëzojë këtë masë nëpërmjet vendimeve gjyqësore.

Për një periudhë 6 mujore Bujar Musta ka drejtuar gjykatën e Elbasanit, por u shkarkua për shkak të skandaleve në vendimarje, duke caktuar në vend të tij, gjyqtarin Arben Vrioni.

Të fundit

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra në redaksinë tonë, kemi vënë...

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin...

Lajme të tjera

Web TV