E pushuan nga puna se piu birra para turnit, gjykata jo vetëm shfajëson gruan por urdhëron dëmshpërblimin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata britanike ka shpallur të pafajshme një grua e cila u pushua nga puna për shkak të konsumit të birrës 9 orë para se të fillonte turnin. Ndërkohë ka urdhëruar punëdhënësit që e pushuan ti paguajnë asaj dëmshpërblim 5,000 paund.

Gruaja pranoi kur e pyetën shefat e saj se konsumoi tre birra por sqaroi se ndodhi shumë orë parë se të niste turnin.

Pronarët e fabrikës thanë se do të tregonin “zero tolerancë” ndaj konsumimit të alkoolit nga punonjësit.

Çështja arriti deri në gjykatë, ku gjyqtari theksoi se nuk ka ndonjë dallim mes dikujt që pi në orët e para të mëngjesit dhe dikujt që ka pirë një natë para se të shkojë në punë.

Gjykata vendosi se akuzat e bëra nga pronarët e fabrikës, të cilët pretenduan se gruaja përbënte rrezik për veten dhe kolegët e saj ishin të pabaza.

Gruaja punonte në fabrikën e peshkut për 11 vjet.

Një ditë ajo u thirr për informacion dhe nisi një mosmarrëveshje me përgjegjësit. Në një moment ajo humbi durimin, por më pas u kërkoi falje shefave të saj. Pak më vonë dhe ndërkohë që ishte në gjendje të rënduar emocionale, ajo përqafoi menaxherin e ekipit të saj, i cili i tha se mbante erë alkooli. Ajo më pas pranoi se kishte pirë tre birra para se të flinte në 5 të mëngjesit.

Pas rrëfimit të saj, ajo u dërgua te menaxheri i sigurisë së fabrikës, i cili pretendoi se gruaja ishte nën ndikimin e alkoolit. Kështu ata njoftuan shkarkimin e saj.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV