Greqi/ Policia shkatërron bandën shqiptare, agjenti i infiltruar bie dakord për 50 kg kanabis

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Selanikut ka kapur një sasi prej 50 kilogramësh kanabis, të cilat një grup shqiptarësh ishin duke u përpjekur që t’i fusnin nga Maqedonia e Veriut në Greqi.

Mediat greke raportojnë se ka të dhëna që origjina e kanabisit të jetë nga Shqipëria, por ajo nuk është tentuar të futet direkt përmes kufirit për shkak të forcave të shtuara të policisë në të dyja anët e tij.

Rrjedhimisht sipas mediave greke, trafikantët shqiptarë kanë hapur një rrugë tjetër, e cila nis nga Shqipëria, në Maqedoni dhe më pas në Greqi.

Krahas lëndës narkotike, policia greke ka arrestuar edhe dy persona me origjinë nga Shqipëria, të cilët po organizonin trafikun

E gjithë linja e trafikut të shqiptarëve u zbulua nga një agjent i infiltruar, i cili i dha garanci trafikantëve që do të çonte lëndën narkotike nga kufiri në një zonë më në brendësi të territorit grek.

Agjenti i infiltruar, me emrin “Pavlos” lidhi fillimisht kontakt me një shqiptar të quajtur “Nikos”, të cilit fillimisht i fitoi besimin.

Tre muaj pas këtij kontakti, pikërisht paraditen e sotme ai mori përsipër që të fuste brenda territorit grek sasinë prej 50 kg të lëndës narkotike. Ata ranë dakord për një pagesë prej 3 mijë eurosh për këtë shërbim.

Por, pasi ranë dakord dhe shqiptari nxorri nga makina kanabisin për t’i futur në makinën e policit, një numër i madh agjentësh policie mbërritën aty duke bërë arretimin e tij. Krahas tij u kap edhe një tjetër bashkëpunëtor.


Të fundit

Greqi/ Policia shkatërron bandën shqiptare, agjenti i infiltruar bie dakord për 50 kg kanabis

Policia e Selanikut ka kapur një sasi prej 50 kilogramësh kanabis, të cilat një grup shqiptarësh ishin duke u...

Berisha-Basha-Kim – Saga e verës që lulëzon në vjeshtë

Nga Vitjon Nina Të enjten e 16 shtatorit, në Parlamentit të Shqipërisë, pas më shumë se dy vjetësh bojkot, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rreth...

Dhëndri i Berishës sulmon Sekretarin e Shtetit Blinken: Vrisni njerëz të pafajshëm dhe gënjeni

Dhëndri i Sali Berishës, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka sulmuar Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Jamarbër Malltezi ka thënë se Administrata Amerikane...

Si të përgatisim fëmijët me aftësi ndryshe për fillimin e shkollës?

Fillimi i shkollës është një nga momentet më të bukura, por edhe më të rëndësishme në jetën e të gjithë fëmijëve. Nisja e saj...

Yuri Kim shkon në Kuvend, takon kryeparlamentaren Nikolla

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur para pak minutash në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Raportohet se ambasadorja amerikane po zhvillon një takim me...

Lajme të tjera

Web TV