Parlamenti/ Rama-Basha debate, akuza dhe “paqe në ajër”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka bashkëpunim, por ka edhe vijë të kuqe. Kjo është kërkesa që kryeministri Edi Rama i bëri opozitës sa i takon bashkëpunimit, apo “shtrirjen e dorës” siç u shpreh ai gjatë fushatës elektorale. Në këtë pikë kryeministri Edi Rama është treguar i prerë ndaj kërkesave të opozitës, duke nënvizuar se nuk duhet të ketë presioni “që bëjmë këtë, por duam këtë”. Kjo gjë nuk dihet se si është perceptuar nga kreu i opozitës dhe çfarë hapash do të bëjë në lidhje me këtë bashkëpunim. Por kryeministri nuk është ndalur vetëm këtu, ai i ka kërkuar dje opozitës që punët e mira për vendin ti zgjidhin vetë duke mos lejaur të huajt që të vendosin për fatin e Shqipërisë. “Ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni. Ne nuk na duhet asnjë votë e juaja, por jemi gati të bisedojmë me ju për çdo gjë që ju dëshironi në të mirë të vendit. Ta keni të qartë me urdhra dhe kërcënime me ne nuk keni përfituar asnjëherë dhe asnjëherë nuk keni për të përfituar. PS nuk do të pranojë më asnjë përfaqësues të huaj për të zgjidhur krizat institucionale dhe politike. Ata krijohen nga ne dhe ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju”, tha Rama. Shefi i qeverisë ka kërkuar nga opozita por edhe nga të tijët që të kenë sjellje etike në politike, duke e ngritur këtë të fundit në nivele më të larta komunikimi. Ai është ndalur në momentet e para të legjislaturës së re, ku opozita grisi fletët e votimit. “Tjetër t’i biesh kundërshtarit me ‘shuplakën’ e oratorisë e tjetër ti biesh tavolinave, tjetër të votosh kundër dhe tjetër të grisësh fletën e votimit. Ne duhet të sillemi si njerëz. Kjo sallë të mos zhytet në vulgaritet, ku historikisht askush nuk del i fituar. Shumë skena dhe fjalë për të cilat nuk mund të jemi krenarë ka arkivi 30-vjeçar i këtij vendi. Shumë mundësi të humbura për të bërë më shumë ka në kujtesën e këtij vendi. Unë sot nuk dua të drejtoj gishtin te pala tjetër por dua të mbaj përgjegjësinë e pjesës sonë të fajit për sa na takon”, është shprehur Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit. Më tej ai foli për programin 4-vjeçar të qeverisjes duke u ndalur në vendosmërinë për investime dhe rritjen e mirëqenies në vend.

Rama: Dua bashkëpunim të ngushtë me Kosovën, nuk ka konspiracion

Kryeministri Rama mbrojti nismën Ballkani i Hapur ku tha se kjo i shërben të gjithë rajonit që të fuqizohen dhe për “të nxjerrë” vetë gomarin nga balta pa pritur Brukselin. Ai tha se me Kosovën do bashkëpunim të ngushtë dhe se mosdakordësitë duhet të trajtohen me respekt. “Ballkani i Hapur nuk është lojë e Serbisë. Ballkani i Hapur nuk është konspiracion rus apo kinez për të ringjallur Jugosllavinë. Nuk është një devijim nga integrimi. Të gjitha këto janë përralla me gogol, me një armik të deridjeshëm që Kosova, Shqipëria, e kanë mundur përfundimisht si armik në luftën reale me bombola e me pushkë, falë SHBA e aleatëve më të mëdhenj evropianë. Foshnjat që lindën në atë luftë dhe që sot po bëhen djem e vajza për t’u martuar, nuk ja kanë borxh politikës që luan luftash me Serbinë as në Prishtinë, as në Tiranë. Nuk ja kanë borxh që Kosova, e nxitur dhe nga Tirana, për politika që s’kanë të bëjnë fare me kombin, t’i humbasë në paqe si në një rule kazinoje politike, ku blofet në politikë të brendshme e të jashtme pasojnë njëra-tjetrën, të gjitha përfitimet”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se ju takon autoriteteve të Kosovës të marrin vendimin, ndërsa Shqipërisë i takon thjesht t’i respektoj. “Ama, për Shqipërinë vendosin autoritetet e Shqipërisë dhe ata duhet t’i respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë vendimet, duhet t’i diskutojmë, por kurrë t’i shpallim si tradhtarë, filo-rusë e filo-serbë, ata që mendojnë ndryshe, duke luajtur me padije. Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit.Ballkani i Hapur nuk merr përsipër asgjë jashtë procesit të Berlinit dhe nëse dikush del e thotë është kjo gjëja këtu, hajde ta diskutojmë”, tha Rama. Ai nënvizoi se duhet ta nxjerrim vetë gomarin nga balta pa pritur të na ikë dhe një 10-vjecar, “duke shprehur që do vijnë të tjerët t’i tërheqin litarët për ne nga Berlini e Parisi, ndërkohë që ne rrimë e thurim tym me njëri-tjetrin. Padyshim, nuk diskutohet mbështetja, ndihma, inkurajimi i tyre është tejet i çmuar, siç është dhe Ballkani i Hapur për të përshpejtuar procesin e integrimit. Kjo nuk do shumë mend e shumë mund”.

Lexo edhe :  "Ushqimi për mua është ilaç", modelja e famshme tregon se si e trajtoi depresionin

Basha rendit raportet

Kreu i opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij të gjatë të mbajtur në Parlament, në prani të kryeministrit Rama renditi atë që sipas tij janë kthyer në problemet e mëdha të vendit. U ndal gjatë në raportet ndërkombëtare që lidhen me problemet ekonomike, ikjen e të rinjve jashtë vendit në kërkim të azilit dhe mbi çështjet e arsimit dhe shëndetësisë. Kreu i PD Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit është shprehur se raporti i OSBE/ODIHR, konfirmon masakrën zgjedhore të 25 prillit. Më tej ai shprehet se imponimi i një realiteti të rremë nuk zgjidh asgjë për shqiptarët, problemet e të cilëve janë dhe do të jenë po ato që kanë pasur para masakrës zgjedhore, për sa kohë ata që kanë prodhuar këtë gjendje ekonomike, politike dhe sociale, ndalën dhunshëm ndryshimin pasi kështu vdesin demokracitë dhe kështu humbet Shqipëria dhe fiton autoritarizmi. “Pyetja që ngrihet është ku i gjetët votat? Dhe përgjigja e menjëhershme vjen prej një tjetër raporti ndërkombëtar, atij të OSBE/ODIHR, i cili konfirmon masakrën zgjedhore. Aty thuhet se ka patur blerje masive të votave dhe presion ndaj votuesve. Se partia në pushtet dhe shteti janë shkrirë në një. Se asetet publike janë keqpërdorur në avantazh të partisë në pushtet, pra abuzim me pushtetin dhe funksionet publike! Keni rritur fiktivisht punësimin në administratën publike, duke shtuar mbi 12 mijë vetë, për qëllime elektorale, keni ushtruar presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet. Raporti thotë se keni përdorur fonde e rindërtimit për të ndikuar votën”, tha Basha. Me tej kreu i PD-së theksoi se masakra zgjedhore u gatua që nga ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sipas tij ndërthurja e partisë, krimit dhe oligarkisë, e kanë deligjitimuar rezultatin e një procesi zgjedhor që nuk kishte lidhje me demokracinë dhe është i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe pretendent për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Imponimi i një realiteti të rremë nuk zgjidh asgjë për shqiptarët, problemet e të cilëve janë dhe do të jenë po ato që kanë pasur para masakrës zgjedhore, për sa kohë ata që kanë prodhuar këtë gjendje ekonomike, politike dhe sociale, ndalën dhunshëm ndryshimin. Kështu vdesin demokracitë. Kështu humbet Shqipëria dhe fiton autoritarizmi!”- tha Basha.

Të fundit

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i...

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Një apartament në katin e katërt të një pallati në Patos është përfshirë në flakë si pasojë e një defekti të bombolës së gazit. "Rreth...

E vërteta e pluhurit afrikan në Tiranë, një përzierje toksike për njeriun që…

Të gjithë ata që jetojnë në Tiranë janë dëshmitarë sesi për dy ditë vendi u mbulua nga një përzierje toksike e pluhurit afrikan, duke...

Ministri Mete: Pas sektorit publik, edhe privati të rrisë rrogat!

Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete në një tryezë me kreun e qeverisë, u shpreh se rritja e pagave për administratën do të aplikohet prej...

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, merren të pandehur 10 persona

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, ndërsa ndërtimet janë sekuestruar. Dyshohet se të pandehurit kanë ndërtuar 7 vila me dokumente të...

Lajme të tjera

Web TV