Takimet e Kim te institucionet e drejtësisë/ Ambasadorja takohet me gjyqtarët e KPA

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vijon takimet me aktorët në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.

Ndalesa e radhës e Ambasadores ishte Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

“Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë një ndër përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e vettingut. Pavarësisht presionit të madh, ata kanë këmbëngulur në zbatimin e këtij elementi kyç të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

Brenda dy ditëve, Kim është takuar me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe me 15 prokurorët e SPAK-ut.

Në takimet me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Ambasadorja theksoi rëndësinë e vendimeve me integritet dhe paanësi.

“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë”, tha Kim.

Të SPAK, Ambasadorja vlerësoi punën e deritanishme dhe tha se ky institucion po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë.

“Pavarësisht sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cilës parti…. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”, – theksoi ajo në një postim në rrjetet sociale.


Të fundit

Takimet e Kim te institucionet e drejtësisë/ Ambasadorja takohet me gjyqtarët e KPA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vijon takimet me aktorët në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare. Ndalesa e...

E padëgjuar ndonjëherë çudia ndodh në Elbasan punonjëset e Gjykatës, peticion që nuk janë ngacmuar seksualisht

Elton Qyno Një mbledhje e paprecedentë ka ndodhur mes grave dhe vajzave, punonjëse të Gjykatës së Elbasanit, ku është diskutuar rreth dyshimeve për ngacmime seksuale,...

Lulzim Basha ka të drejtë

Në katër zgjedhje të njëpasnjëshme, të përgjithshme dhe lokale, Lulzim Basha ka bërë çdo gjë të mundshme për të humbur dhe ka realizuar me...

Lindita Nikolla zbardh takimin me Yuri Kim: E sigurova ambasadoren për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me SHBA

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka treguar detaje pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Nikolla e falenderoi diplomaten për urimet dhe mbështetjen, si...

Urimi i Albin Kurtit, Rama: Do të vizitoj Kosovën sapo të kthehem nga OKB, mbledhje të përbashkët të dy qeverive tona

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur urimit të homologut të tij Albin Kurti, ndërsa konfirmon se do të vizitojë Kosovën menjëherë sapo të kthehet...

Lajme të tjera

Web TV