Betimi i Ramës dhe ministrave te Meta, publikohen fotot e ceremonisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenca e Republikës ka publikuar fotot nga ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm kryeparlamentarja, Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Ashtu siç e përcakton edhe protokolli, ministrat dhe kreu i qeverisë, morën letrën e dekretit nga presidenti Ilir Meta. Ceremonia në fjalë, që u zhvillua në ambientet e Presidencës, është zhvilluar nën masat anticovid, ku të gjithë zyrtarët kanë qenë të pajisur me maskë.


Të fundit

Betimi i Ramës dhe ministrave te Meta, publikohen fotot e ceremonisë

Presidenca e Republikës ka publikuar fotot nga ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Me...

Rama mesazh ministrave: Kush shkel në dërrasë të kalbur e ka punën me ligjin

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh të qartë të gjithë ministrave, gjatë kohës që ata do jenë në detyrë, sa i përket...

Rama i kujton ministrave pikat e Kodit Etik: S’ka udhëtime në ‘biznes class’ apo plazh në bregdetet e botës

Kryeministri Rama në fillim të mbledhjes së parë të Qeverisë në këtë mandat të tretë e ka vënë theksin te domosdoshmëria e hartimit të...

Rama dhe ministrat betohen te Meta, pas ceremonisë i drejtohen Kryeministrisë në këmbë

Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit u betuan te Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që nisi në orën 10:00. Pas...

Betimi i qeverisë së re, Rama mbërrin në Presidencë

Ashtu siç u bë e ditur edhe dje, sot kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti...

Lajme të tjera

Web TV