Detaje nga krimi i rëndë në Divjakë/ Djali gjeti prindërit e vrarë dhe njoftoi policinë

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi I dyfishtë në familje, mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku Hekuran Rrasa vrau me armën e gjahut bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas vrau edhe veten.

Ka qenë djali i çiftit i cili ka dëgjuar të shtënat e armës së gjahut, kur krimi ka ndodhur. Kur ka hyrë në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.

I tronditur, djali i çiftit ka njoftuar policinë, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Babunjë.

Burime nga policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt mes bashkëshortëve, të paktën nga dëshmitë e para të të afërmve.

Më herët nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për Fëllënxa Rrasën. Deri tani dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta.


Të fundit

Demokrati nuk përmbahet përballë Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mi

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar takimin e radhës në qytetin e Lezhës. Gjatë takimit, një demokrat nuk...

“90 minuta deri në jetë a vdekje”/ Titujt kryesorë sportivë për ditën e sotme

Fundi i kampionateve dhe ndeshjet vendimtare për objektivat e skuadrave të caktuara ishin në fokus të gazetave kryesore sportive. Për me tepër ndiqni titujt kryesorë...

“Folëm për pasojat e…”/ Rama zbardh takimin me ish-sekretarin Amerikan, Mike Pompeo

Një takim mjaft miqësor mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë. Kreu...

“Sekretari Pompeo më emëroi në Tiranë”, Kim: Shqipëria model, po kontribuon për botën

Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do...

Cila ishte ngjarja më e ngarkuar në histori

Shifrat flasin vetë: masat po mobilizohen më shumë për fenë sesa për politikën. Këtu janë ngjarjet më të ndjekura të dekadave të fundit në...

Lajme të tjera

Web TV