Kultivonin kanabis në banesë, ja si gëzhoja e armës “fundosi” dy të rinjtë shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë u dënuan me 8 vite burg në total nga Gjykata e Leicester në Britani për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.

Më konkretisht, gjykata ka dënuar 24-vjeçarin Orland Aliun me 5 vite e dy muaj burg dhe Xhelai Islamin 45 vjeç me 2 vite e gjysmë burg.

Ata akuzoheshin për kultivim kanabisi në një shtëpi në zonën e Leicester ku në muajin janar të këtij viti u gjetën 550 bimë të lëndës narkotike.

Si u zbuluan dy shqiptarët:

Disa persona tentuan që të hynin me forcë në banesën ku kultivohej lënda narkotike ku dyshohet se kanë qenë anëtarë të një bande rivale në tregtimin e drogës.

Fillimisht ata janë përleshur me dy shqiptarët në një lokal. Të rinjtë shqiptarë u larguan nga vendngjarja, por policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre përmes kamerave të sigurisë.

Autoritetet gjithashtu zbuluan shtëpinë ku kultivohej lënda narkotike, ku brenda saj sekuestruan dhe një armë gjahu. Ka qenë pikërisht arma që bëri “lidhjen” mes kultivimit të drogës dhe shqiptarëve.

Kjo pasi në xhepin e Aliut u gjet një gëzhojë arme që korrespondonte me ato të armës së gjetur brenda shtëpisë së barit.

Gjithashtu nga këqyrja e telefonit të të riut, u gjetën disa foto teksa ai pozonte me armë të ndryshme.

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV