Meta “lëviz”, pranon bashkëpunimin me Ramën duke dekretuar qeverinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta është shfaqur ditën e djeshme në qytetin e Korçës, pasi nuk u duk më pas zgjedhjeve të përgjithshme, pas deklartave të ambasadores së Amerikës dhe pas raportit të OSBE/ODHIR. Ditën e djeshme ai ka mbajtur qëndrime për të gjitha zhvillimet politike, duke ulur tonet e zërit dhe ofruar bashkëpunim edhe me Ramën. “E pres në çdo moment Ramën, i hapur për të respektuar Kushtetutën, qeveria duhet të fillojë punë sa më parë, sa më parë duhet të fillojë punë edhe opozita kundër qeverisë”, tha Meta. Presidenti u duk optimist për të dekretuar qeverinë “Rama3”, pasi gjatë fjalës së tij i uroi suksese parlamentit të ri. Ai bëri apel që qeveria e re të nisë punë sa më shpejt si dhe kontrolli i parlamentit ndaj saj. ”Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për të përmbushur detyrimet kushtetuese për këtë proces. Parlamenti i ri ka nisur punë, urojmë të jetë sa më funksional, sa më demokratik dhe natyrisht qeveria e re duhet të fillojë sa më parë dhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë”, tha Meta. I pyetur për deklaratat e tij para zgjedhjeve për çështjen e dorëheqjes, ai tha se është këtu për të respektuar Kushtetutën.

Respektimi i Kushtetutës

Presindeti Ilir Meta theksoi se protagonizmi i tij në dy vitet e fundit ishte i imponuar në mbrojtje të Kushtetutës, por se askush nuk duhet të presë që Presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë aktorëve të tjerë politikë, duke kërkuar që opozita të marrë përgjegjësitë e saj. “Nuk jemi këtu për të interpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit çfarë kam thënë unë. Jam këtu për të respektuar Kushtetutën. Kam kërkesa nga gazetarët për intervista, por e kam gjykuar të panevojshme pas 25 prillit për arsye se unë besoj se i gjithë protagonizmi im jo i zakonshëm në 2 vitet e fundit, nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por i imponuar në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjitha institucionet, por edhe në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të maxhorancës për të kapur çdo institucion, në mënyrën më të veçantë Gjykatën Kushtetuese, për të kapur dhe institucionin e Presidentit që para zgjedhjeve dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë, ndryshimin dhe qytetarët. Jam i detyruar të respektoj kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, tha kreu i Shtetit. sipas tij, Presidenti nuk mun të marrë detyre që i takojnë aktorëve politikë. “Aktualisht askush nuk duhet të presë që presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë aktorëve të tjerë politikë. Shpresoj që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament, që ai të jetë funksional që sistemi i llogaridhënies të funksionojë në interes të publikut dhe institucionet e tjera të marrin veten”, deklaroi Meta.

Demokracia në vend

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi se demokracia në vend është në një gjendje problematike. Ai tha se situata para 25 prillit ka qenë më shqetësuese pasi nuk kishte një parlament kushtetues dhe funksional. “Përsa i takon situatës së demokracisë në vendin tonë, edhe ajo kuptohet se është në një gjendje problematike. Nuk është ndoshta ashtu siç do të donin shumë, përfshirë edhe mua, pas 25 prillit, por pa asnjë diskutim është shumë më mirë se sa situata katastrofike para 25 prillit në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues dhe funksional, në kushtet e zero opozitës në të gjitha institucionet kryesore, qendrore dhe vendore të vendit, kështu që aktualisht pas 25 prillit sidoqoftë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një demokraci funksionale, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi ynë kryesor dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që demokracia të funksionojë, që zëri i tyre të dëgjohet, që premtimet e atyre që votohen, të mbahen”, u shpreh Meta ndërsa apeloi për kujdes ndaj situatës me pandeminë në vend. “Të gjithë të jenë të kujdeseshëm në këtë situatë ka një tendencë të përkeqësimit e rikthimit të në vale tjetër”, apeloi Presidenti.

Lexo edhe :  Merkel takohet me Ramën, pritet me ceremoni shtetërore te Pallati i Brigadave

Reagimi për Kim

Presidenti Ilir Meta u pyet për nëse ambasadorja e SHBA e ka cënuar sovranitetin kombëtar me kërcënimin për Berishën. Pikërisht, Meta ka theksuar se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e arbitrariteteve e kulisave dhe të jenë përballë faktit të kryer. ”Së pari, sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve. S’ka mbrojtës më të mirë të sovranitetit kombëtar se sa vetë sovrani vetë qytetari, sigurisht kur ai është indërgjegjshëm për votën e tij, kur e mbron, nuk e shet, nuk e tregton. Sa i takon sovranitetit padiskutim që fjala kyç për dekadat që vjen është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje të detyrave të Shqipërisë ndaj NATO ku jemi anëtar prej kohësh apo BE, ku dëshirojmë të anëtarësohemi”, tha Meta, duke nënvizuar se detyrimet në raport me institucione e organizata janë të fiksuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Reagimi për Berishën

Presidenti Ilir Meta është distancuar nga vendimi i Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se nuk është detyra e tij si President të merret me këto çështjet dhe as nuk dëshrion. Ai ka zgjedhur të japë një një koment pozitiv për Sali Berishën dhe nismën e tij për rikthim në PD duke thënë se doktori sa më i vjetër aq më tërheqës e demokrat bëhet. ”Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime, doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet”, tha Meta. Por presidenti nuk harroi që të kujtonte edhe masat mbrojtëse që duhet të merren për shkak të pandemisë. “Meqenëse përmendët Doktorin, unë do t’ju lutesha që të mos rrinit kaq pranë me njëri-tjetrin! Dhe do të lutesha që të gjithë të jenë të kujdesshëm në këtë situatë të pandemisë pasi ka një tendencë të përkeqësimit, dhe të rikthimit të një vale tjetër! Mendoj se kjo është një çështje madhore”, tha Meta.


Të fundit

Meta “lëviz”, pranon bashkëpunimin me Ramën duke dekretuar qeverinë

Presidenti Ilir Meta është shfaqur ditën e djeshme në qytetin e Korçës, pasi nuk u duk më pas zgjedhjeve...

Rikthehen rrebeshet e shiut, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Vendi ynë mbetet me vranësira të dendura, të cilat në zonat veriore dhe qendrore do të gjenerojnë rrebeshe shiu duke filluar nga orët e...

Miratohet qeveria e re, Rama “rrëmben” një votë nga opozita

Qeveria e re u “bekua” me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim. Në orët e para të mëngjesit të së premtes parlamenti...

Horoskopi për ditën e sotme, 18 shtator 2021

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Hëna është në favorin e shenjës së Dashit këtë ditë të fundit të javës së punës. Edhe...

Lajme të tjera

Web TV