Miratohet qeveria e re, Rama “rrëmben” një votë nga opozita

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qeveria e re u “bekua” me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim. Në orët e para të mëngjesit të së premtes parlamenti miratoi qeverinë e re, anëtarët e së cilës do të betohen ditën e sotme përpara Presidentit Ilir Meta. Abstenimi duket si votë që do të mbështesë qeverinë në katër vitet e ardhshme, duke e çuar me 78 vota. Kjo i mbetet kohës për ta vërtetuar. Për votimet pro nuk ka asnjë suprizë nga Partia Socialiste të cilët kanë votuar të gjithë pro. Në listën e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, vihet re se 10 deputetë nuk kanë votuar. Mes tyre ishin Sali Berisha i cili nuk ishte fare në Kuvend ditën e djeshme. Deputetë të tjerë që nuk kanë votuar janë Monika Kryemadhi, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëti Idrizi, Seladin Jakuplltari, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, rezulton se ka abstenuar deputeti i LSI, Agron Çela.

Betimi në Presidencë

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama sëbashku me kabinetin e tij do të shkojnë drejt Presidencës për tu betuar para Ilir Metës. Në presidencë mëson se është dakordësuar me kabinetin e kryeministrit që ceremonia të zhvillohet paraditen e të shtunës ora 10. Fillimisht do të jetë kryeministri Edi Rama ai i cili do të hedhë firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas 16 ministrat, 12 prej të cilëve gra. I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës. Pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një kokteil. Pas përfundimit të kësaj ceremonie e gjithë qeveria do t’i drejtohet selisë së Këshillit të Ministrave ku në ora 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3. Pritet me interes të shikohet se cilat do jenë vendimet e para të qeverisë së re të firmosura nga Edi Rama. Kryeministri Rama pritet të niset të shtunën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku do të marrë pjesë në sesionin e 76 të Asamblesë së OKB-së që do të mbahet në Nju-Jork e do të zgjasë deri më 27 tetor.


Të fundit

Miratohet qeveria e re, Rama “rrëmben” një votë nga opozita

Qeveria e re u “bekua” me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim. Në orët e para të...

Horoskopi për ditën e sotme, 18 shtator 2021

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Hëna është në favorin e shenjës së Dashit këtë ditë të fundit të javës së punës. Edhe...

Gruaja kap “mat” burrin me të dashurën në kinema, epik reagimi i tij (Video)

Videoja e një gruaje e cila rreh burrin pasi e kapi "mat" me të dashurën në kinema, është bërë virale në TikTok. Ngjarja ka ndodhur...

E papritur/ Franca tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia

Franca ka marrë vendimin për të tërhequr ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi. Ky vendim vjen pas marëveshjes së SHBA-së me Australinë për nëndetëset,...

Lajme të tjera

Web TV